Pacolli emerohet zv/kryeminister i pare PDK lajmeron ndryshime ne qeveri

Kryeministri Hashim Thaçi ka emëruar Behxhet Pacollin zëvendëskryeministër të parë. Sipas vendimit që vjen pas tërheqjes së Pacollit si kandidat për president, dhe zgjedhjes së presidentes konsesuale të tre partive, ai ngarkohet edhe për intensifikimin e njohjeve të reja ndërkombëtare për shtetin e Kosovës, si dhe për thithjen e investime të huaja në vend.
Emërimi i Pacollit është hapi i parë, pasi partnerët e koalicionit nisën bisedimet për riformatimin e marrëveshjes bashkëqeverisëse, e që pritet t’i japë më shumë pushtet në qeverisje Aleancës për Kosovën e Re. Ndyrshimet janë konfirmuar edhe nga numri dy i qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi.
“Unë besoj se do të ketë një balancë të raporteve të partnerëve të koalicionit në qeverisje. Nuk është diskutuar për emra konkretë dhe pozicione konkrete, por do të ketë biseda në këtë drejtim”- tha Kuci.
AKR krahas tri ministrive me të cilat përfaqësohet aktualisht, pritet të marrë drejtimin edhe të disa ministrive të cilat drejtohen nga Partia Demokratike e Kosovës. Zëvendëskryeministri Kuçi tha se konkretisht do të vendoset gjatë bisedimeve me drejtuesit e AKR-së.
Sala Mustafa