E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja nga ajri kundër drogës

Gjatë ditës së sotme, në operacion u përfshi edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, së bashku me zv/ambasadorin italian Giuseppe Berlendi.

Operacioni i përbashkët midis policisë shqiptare dhe asaj italiane, ka nisur më 4 korrik, ku Guardia di Finanza, ka vënë në dispozicion mjete dhe avion të posaçëm për identifikimin e lëndëve narkotike.

Pas konstatimit nga ajri, më pas nis operacioni nga toka. Gjithashtu, identifikimi i lëndëve narkotike do të vërë në përgjegjësi edhe kryepleqtë dhe policët e zonave për kallëzimin e pranisë së drogës. /Start/

                                                                                             2012-07-20 14:31
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›