Masakra në Pukë, Av. i Popullit: Policia nuk veproi

Pas ankesave, Institucioni i Avokatit të Popullit ngriti një grup pune që shkoi në organet e Policisë dhe Prokurorisë Pukë dhe në të dyja familjet në konflikt.
“Pjesëtarët e familjes së viktimave në datën 26.05.2012 kishin njoftuar në telefon Komisariatin e Policisë Pukë lidhur me veprat penale të vrasjes së mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim nga tre pjesëtarë të familjes tjetër në konflikt, si dhe për mbajtje pa leje të armëve luftarake të kryera ndaj dy familjarëve të tyre. Policia megjithëse mori njoftimin për këto vepra penale nuk mori asnjë masë për ndjekjen ligjore të tyre. Në datën 28.05.2012 një nga kallëzuesit ka shkuar në Komisariatin e Policisë Pukë dhe ka bërë kallëzimin e tij me shkrim”, thekson Avokati i Popullit.
Më tej thuhet se nuk u mor asnjë masë nga prokuroria për ndjekjen e kallëzimeve të bëra. “Nga ana jonë u provua plotësisht se qëndrimi i punonjësve të Komisariatit të Policisë Pukë, duke filluar nga Shefi i Komisariatit dhe punonjësit e tjerë është i kundërligjshëm. Ky qëndrim - duke e fshehur kallëzimin e bërë nga pjesëtarët e familjes së viktimave për dy vepra penale të rënda dhe reagimet e tyre për t’i “zgjidhur” problemet me mënyra e mjete të kundërligjshme, - sikurse është bërë në këtë rast, - dhe njëkohësisht duke moskryer detyrimet e ngarkuara me ligj, ka sjellë pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e disa shtetasve, madje nisur nga rrethanat, gjykojmë se kjo ngjarje mbart edhe rrezikun që vrasja të shndërrohet në seri vrasjesh për gjakmarrje ndërmjet dy familjeve, siç edhe ka ndodhur në raste të kësaj natyre. Jemi gjithashtu të mendimit se kjo ngjarje ka cenuar edhe imazhin e Policisë së Shtetit”, thuhet më tej.
-Për këtë ngjarje të rëndë Avokati i Popullit ka bërë tre rekomandime:
1. Drejtuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, të cilës i ka rekomanduar:
- Fillimin e ndjekjes penale në ngarkim të punonjësve të Komisariatit të Policisë Pukë R.B., L.L. etj, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim..
- T’i kërkohet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë marrja e masës ndaluese “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, duke i pezulluar nga detyra Shefin e Komisariatit të Policisë Pukë dhe oficerin e policisë gjyqësore deri sa të përfundojnë hetimet. Kjo masë të kërkohet me arsyetimin, se duke qenë në detyrë, njëri drejtues i këtij komisariati dhe tjetri oficer i policisë gjyqësore, ekziston rreziku që të zhdukin provat e fajësisë së tyre.
2. Komisariatit të Policisë Pukë, të cilit i ka rekomanduar që t’i referojë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë veprat penale të kallëzuara nga shtetasi me inicialet F.M. në datën 28.05.2012.
3. Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të cilit i ka rekomanduar:
-Të merren të gjitha masat e nevojshme për kapjen sa më shpejt të bashkëautorëve të tjerë të dyshuar të kësaj ngjarjeje, të cilët duke qenë të lirë dhe të armatosur vazhdojnë të përbëjnë rrezik për rendin dhe sigurinë
- Analizimin me objektivitet, me transparencë dhe luajalitet të shkaqeve që çuan në ndodhjen e masakrës në fshatin Qelëz të rrethit Pukë në datën 29.06.2012 dhe nxjerrjen e përgjegjësive administrative.
- Fillimin e ecurisë disiplinore ndaj punonjësve të policisë që kanë bërë shkelje ligjore, por që nuk kanë përgjegjësi penale.
- Përgjithësimin e këtij rasti në të gjitha organet e Policisë së Shtetit, me qëllim që ngjarje të tilla, të mosreferimit të veprave penale në organin e Prokurorisë dhe të mosndjekjes konform ligjit të kallëzimeve të marra nga shtetasit të mos përsëriten në të ardhmen.
/Start/
2012-07-20 11:36