OSBE pajisje Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve

Në ceremoninë e dhurimit morën pjesë Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi dhe Drejtori i SHKBB-së Denion Meidani.
"Përmes dhurimit të sotëm dhe trajnimit të stafit që do të pasojë, Prezenca e OSBE-së po përpiqet të japë një kontribut të prekshëm në punën e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve", tha Wollfarth. "Ne marrim përsipër ta vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin e fortë me Ministrinë e Drejtësisë dhe ta mbështesim atë në nismat e saj kyçe të reformave gjyqësore dhe ligjore."
Pas ceremonisë, Wollfarth dhe Halimi vizituan ambientet e SHKBB-së dhe diskutuan rreth bashkëpunimit aktual dhe të ardhshëm, bazuar në mandatin e Prezencës, në lidhje me reformën gjyqësore dhe ligjore. Asistenca e Prezencës së OSBE-së në këto fusha do të ofrohet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtarë. /Start/
2012-07-20 15:55