E Diel, 1 Nëntor 2026

Bollano mohon vetëregjistrimin e minoritetit grek

Korçë- ‘Omonia’ është tërhequr së paku publikisht nga deklaratat e saj për vetëregjistrim të minoritetit grek në Jug të vendit.

Kreu i kësaj organizate, Vasil Bollano tha nga qyteti i Korçës se nuk do të ketë regjistrimin të minoritetit por thjesht një identifikim të anëtarëve të Organizatës ‘Omonia’.

Në një takim me dyer të mbyllura Bollano tha se ky identifikim është një domosdoshmëri për zgjedhjet.

Ndërkaq burime nga brenda mbledhjes thanë se theksi ka qënë tek regjistrimi për të cilin zoti Bollano ka kërkuar pune intensive. Po këto burime bëjnë me dije se Bollano ka deklaruar se do të procedohet përmes një zyre të posaçme në Korçë.

Shoqata ‘Omonia’ në Korçë ka deklaruar sot fillimin e regjistrimit të minoritetit grek. ‘Omonia’ ka bërë me dije se me 23 Korrik do të nisë regjistrimin e të gjithë personave me origjinë greke në zonën Korçës. Drejtuesi i Shoqatës Omonia në Korçë, Ligoraq Karamelo tha më herët në një prononcim të dhënë për mediat e ka rikonsideruar procesin e censusit të dështuar.

Ai tha se anëtarët e Omonia do të punojnë vullnetarisht duke mos dhënë shpejgime nëse do të financohet të tjerë projekti i tyre. Komunieti grek që jeton dhe punon në vendin tonë do të regjistohet nga organizata OMONIA duke sfiduar hapur Institutin Shqiptar të Statistikave INSTAT. Sipas kësaj organizate ajo nuk njeh censusin e vitit 2011 për minoritetet.

Ndërkaq qeveria shqiptare njeh vetëm censusin 2011 dhe çdo regjistrim tjetër i kryer smund të jetë tjetër veçse një formalitet pa pasoja ligjor, megjithatë nisma pritet të krijojë jo pak debate.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›