E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 karroca invaliditeti për tre spitale në Tiranë

Ky donacion ka për qëllim mbështetjen e shërbimeve klinike të këtyre spitaleve për të mundësuar transportimin e të sëmurëve të cilët për shkak të shkallës së sëmundshmërisë e kanë të pamundur lëvizjen brënda teritorit spitalor për nevoja diagnostikuese apo trajtuese.
 
Konkretisht për Sptalin Universitar “Nënë Tereza” Fondacioni Fëmijët Shqipëtar dhuroi 50 karroca të cilat do të shpërndahen në Urgjencën e Spitalit të Ri, Urgjencat e Spitalit Infektiv, Spitalit të Psikiatrise, ORL, Pediatrise; Pavioni Qendror i Reanimacionit, dhe disa pavione specifike si Kardiologjia, Hematologjia e Onkologjia.
 
Drejtori i këtij spitali z.Sajmir Ivziku falenderoi Fondacioni Fëmijët Shqiptar në emër të institucionit që ai drejton për këtë donacion dhe u shpreh se ai do t ’u vijë në ndihmë mijra pacientëve që priten si raste urgjente. Ai uroi në bashkëpuime të tjera me Fondacionin pasi qëllimi i të dyja palëve është për të ofruar një shërbim shëndetësor sa më të mirë për pacientin. Në spitalin Ushtarak Fondacioni dhuroi 30 karroca invaliditeti kryesisht për shërbimin e urgjencës së këtij spitali dhe pavionin e kardiokirurgjise ku nevojat janë edhe më të mëdha.
 
Drejtori i këtij spitali z.Beri Miha pasi falenderoi Fondacionin Fëmijët Shqiptar për këtë donacion vuri në dukje se një ndihmë e këtij lloji ishte mëse I nevojshëm për spitalin. Z, Miha tha:

“Ne trajtomjë të sëmurë me dëmtime serioze, sidomos të shtyllës kurrizore, të kokës, të trurit dhe të ekstremiteteve që shpesh herë shoqërohen me probleme të vështira për tu riaftësuar. Në baze të shkalës së invaliditetit që pësojnë, të sëmurët me këto lloj dëmtimesh kërkojnë asistencë mjeksore, familjare dhe teknike.Një prej tyre është edhe aktivizimi spontan I këtyre invalidëve nëpërmjet karrocave, gjë që I bën ata më aktiv dhe të zotët e vehtes”.

Në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” u dhuruan 20 karroca invaliditeti të cilat do të shpëndahen në urgjencë dhe në shërbime që kane domosdoshmëri lëvizjen e pacientëve me këto mjete.  Kjo ndihme per spitalet dhe individet me aftesi te kufizuar është bërë e mundur falë një bashkepunimi me Fondacionin Liahona, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fondacioni Fëmijët Shqipëtar prej dy vitesh u ka ardhur në ndihmë me karroca invaliditeti rreth 150 invalidëve të moshave të ndryshme dhe Zj. Berisha siguron se misioni humanitar i Fondacionit me qëllim mirëfunksionimin e shërbimeve shëndetësore ndaj pacientëve do te vazhdojë edhe në të ardhmen. /Start/

                                                                                             2012-07-20 16:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›