E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja për KLD, votim me kuti në Parlament për dy kandidatët

Komisioni i Ligjeve

Maxhoranca, në provë për kandidaturën e Cefës, propozuar nga PD. Përballë Vishës, të pasigurta votat e aleatëve.

Ligjet do zhvillojnë të mërkurën seancën dëgjimore me Ardian Vishën, të propozuar nga PS.

Votat e partive të mëdha dhe deputetëve të pavendosur.

Seanca e ardhshme e Parlamentit, e parashikuar për tu mbajtur të enjten, pritet të tregojë se cilët janë realisht numrat maxhorancës dhe opozitës. Në rendin e ditës është parashikuar që, ndër të tjera, të votohet edhe për emrin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Rregullorja e Parlamentit përcakton se në rastin kur votohet për emra, votimi bëhet i fshehtë. Për rastin konkret, në garë pritet të ketë dy kandidatë, Elvis Çefa, i cili mbështetet nga Partia Demokratike dhe Ardian Visha që mbështetet nga Partia Socialiste. Në këtë mënyrë, votimi duhet të bëhet me kuti dhe jo me elektronikë. Kjo parashikohet në nenin 60 të Rregullores. Votimi i fshehtë bëhet për çështje që kanë të bëjnë me personat. Votimi i fshehtë bëhet duke hedhur në kutinë e votimit fletën e votimit, ose në mënyrë elektronike. Fleta e votimit të fshehtë duhet të përmbajë të paktën objektin e votimit dhe alternativat e votimit pro, kundër dhe abstenim. Në fletën e votimit deputeti shënon me një shenjë të dallueshme dhe të qartë për zgjedhjen e

Elvis Cefa

bërë në alternativën për të cilën është dakord. Në rast se fleta e votimit përmban më shumë se një kandidat, përbri emrave të tyre vendoset një kuadrat, në të cilën deputeti duhet të vendosë shenjën për zgjedhjen e bërë, thuhet në Rregulloren e Kuvendit. Burime zyrtare bëjnë të ditur se gjatë fundjavës Komisioni i Ligjeve u ka bërë kërkesë disa institucioneve ku ka punuar më parë Ardian Visha, për të marrë prej tyre opinionin lidhur me figurën e tij. Ndërkohë është parashikuar që të mërkurën, një ditë para mbledhjes së Parlamentit, të zhvillohet edhe seanca dëgjimore.
Votat në Kuvend
Votimi për anëtarin e ri të KLD-së do të nxjerrë se cili do të jetë numri i saktë i pozitës dhe opozitës në Kuvend. Aktualisht, PD-ja ka 66 deputetë të saj në Kuvend, ndërsa PS-ja 62.

Ardian Visha

Votat e këtyre dy partive, me përjashtim të ndonjë rasti të veçantë, pritet të konfirmojnë votën e tyre për secilën prej kandidaturave. Ato që do të bëjnë diferencën në këtë votim do të jenë votat e LSI-së si dhe deputetëve që nuk janë të përfshirë në grupe parlamentare. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, nuk është shprehur ende se cili do të jetë qëndrimi i kësaj force politike në Kuvend, por pak kohë më parë, Ardian Visha ishte në grupin e avokatëve që e mbrojti ish zv.kryeministrin pas videos së publikuar nga Dritan Prifti. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për kreun e PR-së, Fatmir Mediu, i cili e ka pasur avokat Vishën në akuzën për Gërdecin. Gjithashtu në grupin e votave të pasigurta, për të dyja kandidaturat, janë edhe ato të Gazmend Oketës, Dashamir Tahirit, Kastriot Islamit, Shpëtim Idrizit, Vangjel Dules dhe Dritan Priftit.

66 vota
Partia Demokratike pritet të ketë në seancë 66 deputetë në votimin e ditës së enjte. Ndërsa Partia Socialiste numëron 62 deputetë. Diferencën pritet ta bëjnë 4 votat e LSI-së dhe ato të disa deputetëve të pavarur.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›