Protestuesit përleshje me policinë, 14 të plagosur
BEOGRAD- Se paku 14 vetë janë plagosur në përleshjet ndërmjet pjesëtarëve të policisë dhe personave që gjuanin me gurë, në shenjë të protestës kundër vendbanimit të ri të romëve në një lagje të Beogradit. Sipas policise, 12 pjesëtarë të saj dhe dy protestues janë plagosur në përleshjet e së dielës.
Policia u perpoq te mbrojë venbanimin për romët, të cilët do të vendosen nga një lgje joformale të tyre, në një pjesë të qendrës së Beogradit. Vlerësohet se në Serbi jetojnë afro 500 mijë romë, ose 7% të popullatës.
Prej vitit 2009, së paku shtatë dëbime me forcë nga vendbanimet joformale të romëve kanë ndodhur në kryeqytetin e Serbisë.
Siç raporton agjencia AP nga Beogradi, romët në Serbi, përfshirë edhe ata që u larguan nga Kosova pas luftës së vitit 1999, shpeshherë ballafaqohen me keqtrajtim nga ekstremistët serbë dhe grupet nacionaliste.