E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja për SHQUP-in, Shefi i Shtabit kundër Imamit dhe Nokës

Nga Muhamed Veliu,

TCH

shqupIntensifikohen përpjekjet nga ana e qeverisë shqiptare në detyrë për tia kaluar me çdo kusht godinën e SHQUP-it, PD-së. Por kjo tentativë ka hasur në kundërshtimin e hapur të shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë Gjeneral Gjunkshit. Ndërkohë që bie në sy se e gjithë korrespondenca, që përfshin Ministrinë e Brendshme, Ministrin e Mbrojtjes, vartësit e Imamit në drejtim të Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë dhe ato më Gjeneral Gjunkshin janë bërë në vetëm dy ditë, 13 dhe 14 Gusht, një tregues nxitimi për të mbyllur këtë çështje përpara se qeveria e re te marre detyrën. Këtë e vërteton korrespondenca intensive zhvilluar të Mërkurën datë 14 Gusht 2013 mes Sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së mbrojtjes dhe shefit të shtabit të përgjithshëm Gjeneral Xhemal Gjunkshit përfshi atë të datës 13 Gusht me ministrinë e Brendshme. Top-Channel nga burime brenda Ministrisë së Mbrojtjes ka siguruar në mënyrë ekskluzive, këtë korrespondencë prej të cilës del në dritë një fakt i ri, dhe i panjohur deri më tani. Përfshirja në këtë histori e Ministrisë së Brendshme drejtuar nga Flamur Noka njëkohësisht sekretar organizativ i PD. Me anë të shkresës së protokolluar me Nr 7374 datë 13.08.2013 në Ministrinë e Mbrojtjes kërkohet kalimi në përgjegjësi administrimi tek Ministria e Brendshme i pronës nr 32 me emërtim Shtëpia Qendrore e Ushtrisë me vendndodhje Bulevardi Zhan Dark Tiranë thuhet në fillim të shkresës dërguar Gjeneral Gjunkshit. Paragrafi i tretë i kësaj shkrese zbulon një detaj tjetër kur citohet shkresa me numër 7375/2 datë 13 Gusht 2013 dërguar ministrisë së mbrojtjes nga QKMBM ku thuhet: Kjo godinë shumë shpejt nuk do të përdoret nga ana e tyre pasi është në përfundim e sipër godina e re e ndërtuar posaçërisht për zhvillimin e aktiviteteve të saj. Kjo godinë është ndërtuar me qëllim plotësimin e misionit të QKMBM me të gjitha kriteret e standardet teknike çka nuk i ofron godina ku zhvillojnë aktivitetin aktualisht. Në përgjigje të kësaj shkrese vjen ajo e datës 14 Gusht 2013 nga Shtëpia Qendrore e Ushtrisë me këtë përmbajtje: Plani i ri organizativ është parashikuar që aktiviteti i saj për shkak të bilancit negative financuar dhe reduktimit të aktiviteteve të zhvendosë aktivitetin pranë hotelit të ushtarakëve me qëllim rritjen e efikasitetit të veprimtarisë së saj dhe uljen e shpenzimeve financiare. Për sa më sipër sekretari përgjithshëm i Ministrisë së mbrojtjes kërkon prononcimin e Gjeneral Gjunkshit për nxjerrjen e kësaj prone nga plani përhapjes dhe vendosjes së Forcave të Armatosura dhe vijimin e procedurës ligjore për këtë qëllim pasi pa miratimin e shefit te shtabit, prona nuk mund te tjetërsohet. Por po në të njëjtën ditë pra datë 14 Gusht 2013 Gjeneral Gjunkshi i përgjigjet sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Mbrojtjes dhe jep vlerësimin e tij në lidhje me këtë pronë të ushtrisë. Një vlerësim që me pak fjale rrëzon kërkesën e Imamit dhe Nokës.

Fillimisht Gjenerali nënvizon faktin se plani përhapjes me terminologjinë e NATOS është një ndër elementët kushtetues të Forcave të Armatosura dhe se rishikimi këtij plani bëhet në kuadër periodik të dokumenteve të strategjik kryer, vitin e kaluar. Në dokumentin e rishikimit strategjik të mbrojtjes të miratuar nga këshilli ministrave me vendim nr 269 dt 03.04.2013 është vlerësuar ekskluzivisht që kjo qendër të mbahet si një ndër tre asetet themelore të burimeve të mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. Gjeneral Gjunkshi, në shkresë jep detaje që vërtetojnë se SHQUP-i është një qendër funksionale kur ai përmend së në të zhvillohen aktivitete të nivelit të lartë të NATOS, takime konsultative,konferenca planëzimi apo pritje delegacionesh pasi infrastruktura e ngritur lejon zhvillimin e tyre madje nënvizon Gjunkshi me cilësi të lartë. Përballë të gjithë kësaj situate Shefi i Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë mbërrin në këtë përfundim. Vlerësimi ynë është që për vetë pozicionin dhe infrastrukturën kjo qendër ka shërbyer dhe gjykojmë se duhet të vazhdojë të shërbejë dhe në të ardhmen si institucion prestigjioz për aktivitetet/ceremonitë protokollare jo vetëm të Forcave të Armatosura por edhe Shtetit Shqiptarë. Në përmbledhje të vlerësimeve të bëra për këtë pronorë prononcohemi se nuk jemi dakord për tjetërsimin e saj dhe nxjerrjen nga lista e Planit të vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ky qëndrim i Gjeneral Gjunkshit e fut në një kurs të pastër përplasje dhe të paprecedentë në 23 vitet e fundit ushtrinë shqiptare me qeverinë e kryeministrit Berisha e cila me një vendim të mbajtur të fshehtë kërkon tjetërsimin e kësaj prone të ushtrisë dhe kalimin në seli të opozitës së re shqiptare. PD-së.

 

Nishani firmos: SHQUP-i, seli e PD

Burime nga Ministria e Mbrojtjes pohuan se Presidenti Republikës në kapacitetet edhe të komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura e ka firmosur dekretin për nxjerrjen jashtë inventarit të ushtrisë të godinës së SHQUP-it. Ky dekret ka mbërritur në zyrat e ministrisë së mbrojtjes pasditen e të Enjtes. Sikurse edhe vendimi Këshillit të Ministrave për kalimin e SHQU-it në godinë të PD-s, që nuk u bë asnjëherë publik në faqen zyrtare të këshillit të ministrave edhe dekreti presidentit deri këto momente ka pësuar të njëjtin fat. Zyra e shtypit e presidencës kontaktuar nga Top-Channel për të pasur version zyrtar dhe detajet e dekretit të vetmen përgjigje që dha ishte keni telefonuar jashtë orarit zyrtarë. Lëshimi këtij dekreti nga presidenti republikës Bujar Nishani e përfshinë atë në një shkelje të pastër të ligjit. Ja se çfarë thotë ligji 8671 datë 26.10.200 i ndryshuar me ligjin 9194 datë 19.2.2004 kreu dy pika 3: Komandanti përgjithshëm i forcave të armatosura, Miraton planin e vendosjes dhe përhapjes se Forcave të Armatosura në kohë paqeje . Por përpara se presidenti Nishani ta ndërmarrë këtë hap ai duhet të ketë mbi tavolinë shkresën me firmën e shefit të shtabit të përgjithshëm i cili bën kërkesën për çdo tjetërsim të pronave të ushtrisë. Mimi Kodheli, ministre e ardhshme e Mbrojtjes deklaroi se gjatë një bisede telefonike me shefin e shtabit të përgjithshëm Gjeneral Gjunkshin ai ka pohuar se nuk ka firmosur asnjë shkresë për nxjerrjen jashtë inventarit të pronave të ministrisë së mbrojtjes ndërtesën e SHQUP-it. Ky qëndrim i Gjeneralit përforcohet edhe nga shkresa që ai ka dërguar sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së mbrojtjes përmes të cilës ai kundërshton kalimin e SHQUP-it për tu përdorur si seli e PD. Pavarësisht vendimit të Këshillit të Ministrave, firmave të Arben Imamit dhe Presidenti Nishani, mjafton firma e munguar e shefit të shtabit të përgjithshëm që i gjithë ky operacion me SHQUP-in të jetë i paligjshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›