E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja si do të jetë PD e Bashës, zbulohen emrat e kryesisë së re

Pollo kryetar i grupit parlamentar, Bylykbashi nënkryetar i PD, Imami sekretar i përgjithshëm

 

berisha-basha-topalli-pollo_humbesit_e_medhejKryetari i ri Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur negociatat me njerëzit që do të jenë bashkëpunëtorët e tij më të afërt në drejtimin e selisë blu në opozitë. Basha do të vërë në postet e drejtuese të partisë njerëz të besuar të tij, por edhe figura që nuk kanë pasur më përpara poste drejtuese në këtë parti. Gjithashtu në strukturat e reja të PD-së nuk do të jetë asnjë nga drejtuesit e kastës së vjetër.

Ekipi drejtues

Burime pranë Lulzim Bashës bëjnë të ditur se do të jetë Arben Imami numri dy i Partisë Demokratike. Imami do të propozohet nga Basha si sekretar i përgjithshëm i PD-së. Emri i ministrit aktual të Mbrojtjes ka marrë edhe bekimin e Sali Berishës, dhe Imami deri tani nuk ka asnjë rival për këtë post. Në këtë mënyrë Imami do të zëvendësojë në PD një figurë të kalibrit të rëndë si Ridvan Bode. Por surpriza më e madhe vjen për drejtimin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, e duke marrë parasysh se vetë kryetari i PD-së nuk do të jetë në Parlament, ky post merr një rëndësi të dorës së parë, sepse kreu u grupit parlamentar do të jetë edhe kryetari në hije i PD. E në këtë këndvështrim të njëjtat burime thonë për gazetën se Basha do të propozojë në këtë post Genc Pollon, që njëkohësisht do të ketë edhe postin e nënkryetarit të PD (selia blu ka dy nënkryetar). Duke vënë në këtë post Pollon, figura e Bashës nuk do të jetë në rrezik, nëse në këtë post do të ishte ndonjë personalitet historik i PD-së si Ridvan Bode apo Jozefina Topalli. E aq më tepër që violina e parë e Partisë Demokratike në Parlament do të jetë vetë Sali Berisha. Megjithatë emri i Pollos nuk është aq i sigurtë sa ai i Imamit. Pasi për drejtimin e grupit parlamentar të PD-së, një rival e fortë është edhe Majlinda Bregu. Ndërsa surpriza tjetër është Oerd Bylykbashi, që do të propozohet në postin tjetër të nënkryetarit të PD-së. Bylykbashi ka qenë një ndër këshilltarët kryesorë të kryeministrit Berisha, dhe njihet edhe si një nga bashkëpunëtorët e afërt të Bashës. Madje ky i fundit në daljet e para si kryetar i PD-së u shoqërua pikërisht nga Oerd Bylykbashi. Një sinjal mjaft i qartë ky që Bylykbashi është emeruar prej kohësh si nënkryetar i PD-së.

Analiza e humbjes

Të gjitha propozimet e Lulzim Bashës për postet drejtues në PD do ti kalojnë për votim Këshillit Kombëtar të PD që mendohet të mbahet nga fundi i shtatorit. Pasi më përpara do të mbahet analiza e humbjes së kësaj partie në zgjedhjet e 23 qershorit.

Kryesia e re

Ndërkohë që me humbjen në zgjedhje edhe kryesia e Partisë Demokratike do të shkrihet e gjitha, për tu zgjedhur një kryesi e re. Partia Demokratike do të mbledhë në dhjetor Kongresin e saj për të zgjedhur Këshillin Kombëtar, ndërsa ky i fundit do të votojë propozimet e Bashës për kryesinë e re. Gazeta Tirana Observer ka zbuluar emrat të cilët Basha do tia propozojë Këshillit Kombëtar për votim. Në këtë listë bie në sy prurjet e reja të PD dhe një pjesë e mirë e bashkëpunëtorëve të Bashës. Në statutin e PD thuhet se Kuvendi Kombëtar zgjedh Këshillin e ri të PD, forum prej të cilit rrjedhin edhe strukturat vendimmarrëse të PD-së. Nga ana e tij, Këshilli do të zgjedhë fillimisht Kryesinë e Partisë Demokratike të përbërë nga 25 anëtarë, ndërsa më pas ky forum zgjedh me votim të fshehtë dy nënkryetarët e partisë, ku sipas Statutit, njëri prej tyre është edhe kryetar i Grupit Parlamentar, sekretarin e Përgjithshëm dhe sekretarët.

Ekipi i Bashës

-Arben Imami Sekretar i Përgjithshëm

-Oerd Bylykbashi Nënkryetar i PD

-Genc Pollo – Nënkryetar i PD dhe kryetar i grupit parlamentar

*Majlinda Bregu -Një rivale e fortë për kreun e grupit të parlamentar të PD është edhe ministrja aktuale e Integrimit.

-Eduard Selami- Sekretar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare ne PD

Kush largohet nga postet drejtuese në PD

-Ridvan Bode-Sekretar i Përgjithshëm i PD

-Jozefina Topalli-Nënkryetarja aktuale e PD

-Astrit Patozi-Nënkryetar i PD dhe kryetar i grupit parlamentar

-Flamur Noka- Sekretari Organizativ i PD

Kush ikën nga kryesia e PD

-Sali Berisha

-Jozefina Topalli

-Arta Sakja

-Adriana Gjonaj

-Astrit Patozi

-Fatos Beja

-Jemin Gjana

-Mesila Doda

-Sokol Olldashi

-Ridvan Bode

-Rajomnda Bulku

-Lajla Pernaska

-Ilir Rusmali

Kryesia e re

-Lulzim Basha

-Eduart Selami

-Eduart Halimi

-Aldo Bumçi

-Edi Paloka

-Enkelejd Alibeaj

-Majlinda Bregu

-Gerti Bogdani

-Keltis Kruja

-Jorida Tabaku

-Myqerem Tafaj

-Oerd Bylykbashi

-Erla Mëhilli

-Arben Imami

-Genc Pollo

-Edmond Spaho

Prapaskenat/Olldashi ishte projektuar

për kryetar grupi, u rrëzua pas akuzave

Rivali i Lulzim Bashës në garën për kreun e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, ishte projektuar të drejtonte grupin parlamentar të PD-së nëse do të humbiste (ashtu siç ndodhi dhe siç ishte parashikuar), por akuzat e rënda të Olldashit e ndryshuan komplet këtë plan. Në ditën kur dolën rezultatet zyrtare, Olldashi hodhi akuza të rënda për një rezultat të manipuluar dhe se gara nuk ishte e ndershme. Më pas ishte Astrit Patozi që në një intervistë televizive hodha akuza edhe më të rënda se Olldashi. Këto dy deklarata u ndoqën nga një sërë deklaratash të tjera nga eksponentë të PD që kundërshtuan ashpër Olldashin dhe Patozin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›