E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Vendimi për selinë e PD, turp dhe shkelje ligji

edi ramaKryeministri i ardhshëm Edi Rama reagoi pas lajmit se presidenti Bujar Nishani ka firmosur kalimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë si seli e Partisë Demokratike. Në një reagim në Twitter Rama deklaroi se ky është një turp dhe shkelje ligji. Çturp: Partia humbëse, që ende qeveris një vend të NATO-s, grabit Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë për ta bërë seli të veten! Dhe kundër ligjit! Çdo ditë e qeverisë pas zgjedhjeve tregon sa të merituara kanë qenë 1 milion shuplakat që i dha populli në 23 qershor pushtetit plaçkitës! 8 vjet duke gënjyer, vjedhur, vrarë, u ndëshkuan si askush më keq prej 92-shit e po ikin duke e ngrënë përditë turpin me babëzinë e të marrit! shkruan Rama në Twitter. Nga ana tjetër ministrja e ardhshme e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka premtuar se do e zhbëjë një vendim të tillë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›