E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD dhe PS caktojnë kandidatët për postin e kryebashkiakut të Korçës

Nënkryetari aktual i Bashkisë Sotiraq Filo për PS dhe rektori Gjergji Mero për PD

KorcaDayTour_statue_imagePartia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë përcaktuar kandidatët që do të garojnë për zgjedhjet lokale për Bashkinë e Korçës. Kështu, PS ka vendosur që për postin e kryebashkiakut të Korçës të kandidojë, nënkryetari aktuali i Bashkisë, Sotiraq Filo. Kanditatura e të cilit me shumë mundësi do të mbështetet edhe nga partitë aleate të PS-së, përfshirë edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Vetë Filo bëri të ditur se ndjehet më i fortë në këtë garë për shkak se është pjesë e Bashkisë së Korçës prej dy vitesh dhe i njeh mirë problemet e qytetit. Njoh projektet që i janë dedikuar qytetit të Korçës dhe kam qenë bashkëpunëtori më i afërt i Peleshit, u shpreh kandidati i së majtës. Nga ana e saj, Partia Demokratike, ka zgjedhur si kandidat të saj, rektorin e Universitetit Fan Noli, të Korçës, Gjergji Mero.

Zgjedhjet

Ende nuk është përcaktuar data se kur do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë së Korçës. Zgjedhjet në këtë qytet do të zhvillohen, pasi kryetari aktual, Niko Peleshi do të duhet të dorëhiqet nga ky post për shkak të emërimit të tij në postin e zëvendëskryeministrit në qeverinë Rama. Referuar rregullores, dorëheqja e Peleshit duhet të bëhet në momentin që merr drejtimin e një posti tjetër. Duke qenë që qeveria e re do të bëjë betimin javën e parë të muajit shtator, dorëheqja e Peleshit mund të bëhet ditët e para të shtatorit. Zgjedhje të pjesshme lokale, do të zhvillohen edhe në dy komuna të tjera të vendit. Në datën 1 shtator, banorët e komunës Dardhë në Korçë dhe ata të komunës Rrethina në Shkodër do të zgjedhin kryekomunarin e tyre. Zgjedhjet në këto dy komuna do të bëhen për shkak të shkarkimit të ish-kryqtarëve, nga Këshilli i Ministrave në datën 27 shkurt për kryerjen e veprave penale.

Partitë politike caktojnë kandidatët për zgjedhjet e 1 shtatorit

Partitë politike kanë përcaktuar gjithashtu edhe kandidatët për kreun e ri të komunës në komunat, Dardhë të Korçës dhe Rrethina të Shkodrës. Në zgjedhjen për kreun e komunës, Dardhë gara do të jetë mes kandidatit, Gentian Pere që kandidon nën siglën e Partisë Demokratike dhe Genci Hamollari i cili kandidon nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nga ana e saj, Partia Socialiste ka vendosur që për këtë të mos caktojë kandidat, duke mbështetur kandidatin e LSI-së. Ndërkaq në zgjedhjet për kryekomunarin e komunës Rrethinë në Shkodër, gara do të jetë mes kandidatit të PD-së dhe PS-së, ndërkohë që LSI do të mbështes kandidatin e zgjedhur nga PS. Zgjedhjet në këto dy komuna do të zhvillohen në datën 1 shtator.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›