E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja per Tiranen demokratet ndezin motoret e gares

Demokratët pohojnë se kryeqyteti do të jetë fortesa kryesore për të cilën do të luftojnë në 8 maj. Nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka por dhe kryetari i komisionit të sigurisë Leonard Demi parashikojnë një garë të fortë, por të fituar në të gjithë vendin.

"Deri tani të paktën besoj se do të kandidojë për partinë socialiste kryetari i kësaj partie, Edi Rama. Lufta edhe politike më e madhe do të jetë në Tiranë. Sigurisht, edhe qendrat e tjera të mëdha si Durrësi, Elbasani, Vlora, që janë deri më sot të kontrolluara nga opozita e majtë, do të jenë pika të forta të betejës sonë", tha Paloka.

"Në përgjithësi unë mendoj se fushata po ecën mjaft mirë. Kandidatët janë disa, ne nuk i përcaktuam por dërguam më të mundshmit në kryesinë qëndrore. Ne shpresojmë që ta thellojmë rezultatin pozitiv, në rradhë të parë në Tiranë. Sigurisht, dhe në gjithë Shqipërinë", u shpreh Demi.

Por ndërsa kryeministri ka bërë publike emrat e ministrave të Brendshëm dhe të Kulturës si kandidatët për Tiranën e Durrësin, strukturat e PD-së në rrethe i kanë dorëzuar këshillit kombëtar, propozimet për të gjithë qarqet. Do të jetë kjo strukturë e partisë, e cila do të përgjedhë më pas listën finale të kandidatëve.
Por sfidë e rradhës, krahas zgjedhjeve do të jetë dhe gjetja e drejtuesve të rinj për këto dikstere pas dorëheqjes nga posti i ministrit të Bashës dhe Xhaferrit 1 muaj para zgjedhjeve.

"Për ministrinë e Brendshme ne kemi një kryeministër që e ka për detyrë ta caktojë edhe postin e ministrit apo ndonjë ministri tjetër që do të kandidojë në qoftë se do të ketë", tha Paloka. Janë 2 emrat e lakuar informalisht për të zëvëndësuar Bashën në ministrinë e Brendshme, Paloka dhe sekretari organizativ i PD-së Flamur Noka. Ndërsa Mesila Doda është zëvëndësuesja e përfolur e Xhaferrit.
 
Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›