OSBE Mjedisi politik ne Shqiperi teper i acaruar
Zyra e OSBE-se per Institucionet Demokratike dhe te Drejtat e Njeriut e cileson mjedisin politik ne Shqiperi si teper te polarizuar dhe te karakterizuar nga retorika e ashper e sulmet personale nga udheheqes te forcave kryesore politike.
Ne nje raport mbi gjendjen ne Shqiperi ne prag te zgjedhjeve vendore OSBE/ODIHR thote se nje pjese e mire e retorikes vazhdon te perqendrohet tek zgjedhjet e pergjithshme te 2009-s dhe te ceshtja e korrupsionit. Ka pasur edhe deklarata qe aludojne se disa forca politike mund te mos marrin pjese ne zgjedhjet e ardhshme lokale thuhet ne raport.
Megjithese Komisionit Qendror te Zgjedhjeve i kerkohet te permbushe misionin e tij ne menyre te pavarur thote raporti pergatitjet per zgjedhjet vendore kane cuar aktualisht ne nje percarje te KQZ-se ne vija partiake. Anetaret e opozites ose nuk kane marre pjese ose kane braktisur nje numer mbledhjesh te Komisionit dhe duket se eshte braktisur praktika e nenshkrimit te udhezimeve nga kryetari dhe zevendesi i tij.
Organizata pohon se disa nga rekomandimet e saj pas zgjedhjeve te 2009-s jane zbatuar por ka plot ceshtje te tjera qe nuk kane marre pergjigje. Nje nder me te rendesishmet ishte rekomandimi qe partite te tregojne vullnetin politik per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike dhe te zbatojne detyrimet zgjedhore me pergjegjesi ne nje menyre qe i sherben interesave te Shqiperise. OSBE/ODIHR-i thote se ka vendosur te dergoje ne Shqiperi nje Mision te plote per Vezhgimin e Zgjedhjeve te 8 majit.