E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu mbledh firmat peticioni nis rrugetimin nga Vlora

Ka nisur nga qyteti i Vlorës firmosja e kërkesës zyrtare për anullimin e rregjistrimit të popullsisë në bazë tyë deklarimit të fesë dhe etnisë. nënkryuetari i KLD-së Kreshnik Spahiu në cilësinë e nismëtarit të kësaj lëvizjeje e ka vlerësuar këtë regjistrim një hap që deformon shtetin shqiptar. Duke iu referuar sistemit të drejtësisë Spahiu e ka quajtur detyrë ruajtjen të pastër të simboleve kombëtare.

"Besoj që është detyrë e vetë shtetit shqiptar, e vetë shqiptarëve në rradhë të parë, të japin shembullin që mbrojnë simbolet e kombit, dhe shtetit të vet. Është momenti që në këtë shesh, në mënyrë simbolike me mijëra shqiptarë të mbështesin këtë iniciativë kushtetuese, të kësaj aleance kuq e zi, në ngjyrat e këtij flamuri, të dhjetëra organizatave dhe intelektualëve të Vlorës, si një mënyrë për të mbrojtur sigurinë kombëtare, rendin juridik dhe sovranitetin e shtetit shqiptar", tha Kreshnik Spahiu, nënkryetar i KLD.

Në takimin me përfaqësues të sistemit të drejtësisë shoqërisë civile dhe mesiave spahiu e ka kërkuar ndryshimin e ligjit të gjendjes civile i cili sipas tij lë hapësira për ndryshimin e kombësisë. Firmosja e kësaj kërkese do të vijojë në të gjitha qytetet e vendit.

Festim Llanaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›