E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci- opozites Bisedimet sipas Kushtetutes

Kryeministri Hashim Thaçi është deklaruar për herë të parë për fillimin e bisedimeve me Serbinë duke thënë se ato po zhvillohen në nivel të barabartë në mes dy shteteve të pavarura. Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës për fillimin e bisedimeve, pa e pritur vendimin e Kuvendit të Kosovës, Thaçi tha se çështjet për të cilat është biseduar në Bruksel janë në kuadër të kornizave kushtetuese dhe ligjore të Kosovës. Këto deklarata kryeministri Thaçi i bëri në mbledhjen e rregullt të qeverisë.

“Dialogu në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë ka filluar dje në kuptimin e takimeve fillestare, si dy shtetet të pavarura dhe sovrane në nivel të barabartë, me një lehtësim dhe prezencë  të fuqishme dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Në kuadër të agjendës  euroatlantike për Kosovën Evropiane, për paqen, stabilitetin,dhe bashkëpunimi rajonal dhe për perspektivën Euroatlantike të dy vendeve tona do të diskutojnë çështjet praktike në interes të të gjithë qytetarëve”, tha Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka thënë se pret që këto bisedime të shkrijnë tensionet mes të Kosovës dhe Serbisë, ndërsa pritet që séance e së enjtes të sjellë një qëndrim të harmonizuar të grupeve parlamentare për dialogun. Autoritetet në Kosovë presin edhe miratimin e një rezolute të përbashkët nga Kuvendi, edhe pse partitë politike nuk duket se kanë ndryshuar qëndrimin nga séance e kaluar që u mbyll pa rezultat.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›