E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria propozoi amnisti fiskale dhe kerkoi konsensusin e opozites

Qeveria shqiptare paraqiti sot dy variante te reja te amnistise fiskale si nje perpjekje per te lehtesuar punen e bizneseve te vogla e te medha duke kerkuar edhe votat e opozites per ta miratuar se bashku ne parlament. Kryeministri Sali Berisha i beri thirrje opozites socialiste qe te studioje variantin e qeverise te beje ndryshime sipas pikepamjeve te veta dhe ta miratojne se bashku amnistine fiskale me 3/5 e votave sic e kerkon Kushtetuta. Ai tha qe nese opozita nuk i bashkohet amnistise konsensuale atehere qeveria do te beje nje falje borxhesh me nje ligj me shumicen e thjeshte te votave. Sipas tij amnistia fiskale do te perjashtoje bizneset e lidhura me pushtetare dhe ish- pushtetare dhe se dyti amnistia do te parandaloje pastrimin e parave krimimale nga trafiqet dhe droga.

Projekti i qeverise parashikon amnisti dhe falje te plote te borxheve gjobat dhe taksave te vjetra per biznesin e vogel. Projekti synon me kete aministi qe te goditet korrupsioni dhe qe bizneset pasi te clirohen nga gjobat te deklarojne punetoret qe punojne ne te zeze dhe te fillojne nga zero te paguajne taksat rregullisht. Biznesi i vogel clirohet plotesisht nga detyrimet sipas ketij projekti sepse eshte gjeneratori kryesor i punesimit dhe ze 80 per qind te bizneseve te vendit. Studimi ka nxjerre ne drite faktin qe biznesi i vogel eshte edhe me vitali krahasuar me te tjeret dhe forcohet perhere e me shume sa here i jane ulur taksat apo i falen borxhet.

Ideja per nje amnisti fiskale te permasave te medha po diskutohet ne Shqiprei qysh prej 2000. Ka me shume se 10 vjet qe ekspertet po perpiqen te gjejne nje rrugedalje per tregjet e bllokuara nga pronat e palegalizuara dhe nga parate e mbledhura pa ndonje origjine te qarte biznesi. Sipas te dhenave te fundit per kete teme mendohet se jane mbi 10 miliarde dollare pasurite e palegalizuara e te ngurtesuara ne ndertime apo forma te tjera qe nuk paguajne taksa dhe rreth 2 miliarde euro te tjera fatura te prapambetura te nje morie detyrimesh fiskale qe bizneset e medha nuk ia shlyejne shtetit sepse nuk kane dokuemtacion te rregullt per origjinen e tyre.

Specialistet e ekonomise e kane pare gjithnje me optimizem te permbajtur amnistine fiskale si nje menyre qe do te cliroje tregjet dhe do te zhvilloje ekonomine. Por nga ana tjeter kane shqetesimin se nen vellon e aministise biznese te ndryshme mund te legalizojne veprimtari te parregullta madje nje pjese e tyre mund te perpiqen te pastrojne parate pa origjine te qarte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›