E Diel, 1 Nëntor 2026

Beteja per kombesine GJK Ndryshimi antikushtetues

Gjykata Kushtetuese rrëzoi dispozitën që përcakton procedurat e ndryshimit të kombësisë në ligjin gjendjes civile. 6 nga anetaret e trupes gjykuese, vendosen te shpallin si të papajtueshëm termin kombësi ne ligjin e gjendjes civile, pasi e cilesuan ate ne kundershtim Kushtetuten. Kunder votuan vetem dy anetare. Padia në Kushtetuese u bë nga gjykatat e rretheve Sarandë, Shkodër dhe Përmet.

• Vendimi i Kushtetueses, Kuqezinjtë: Tani qeveria të tërhiqet

Zbardhja e vendimit nuk është bëra ende publike, ndërkohë që ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese ka dal me një njoftim ku bën me dije se “cështja është ende në proces dhe Gjykata Kushtuetuese do të shprehet me vendim të arsyetuar, brenda një afati kohor të nevojshëm për të kryer të gjitha veprimet proceduriale”. Janë rreth 3000 persona të cilët kanë kërkuar ndryshim kombësie në gjykatat në jug të vendit, mbeshtetur mbi ligjin e gjendjes civile.

Erjon Ajazi Azhornuar së fundi ( e premte , 16 shtator 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›