E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthehen me medalje shtangistet pergatiten per Londren

Peshëngritja shqiptare shijon medaljet e fituara në kampionatin europian të zhvilluar në Rumani me shpresën për të përsëritur të njëjtin sukses edhe në kompeticionet e ardhshme sic është Botërori I Parisit në muajin nëntor, Olimpiada Londër 2012 dhe Europiani për të rriitur që për herë të parë do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2014.

"Me këta sportistë që na përfaqësojnë, duke iu referuar rezultatit në stërvitje, dhe pas kampionatit mendoj se do konkurrojnë denjësisht në olimpiadë", tha Esat Ademi president i FSHP-së. Në Europianin për të rinj Daniel Godelli fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes për peshën 69 kilogram, Hysen Pulaku mori 2 medalje argjendi, ndërsa Briken Calja 3 medalje bronzi. Këto suksese e kanë konfirmuar peshëngritjen si sportin elitar në vend, ndërsa përtej optimizmit sportistët kërkojnë ndihmë më të madhe financiare për të pretenduar medlaje në turneun gjigand sic janë Lojrat Olimpike Londër 2012.

"Emocionet janë të mëdha kur mer medalje, sidomos një shtet si Shqipëria, këtu kërkohet dhe medalje olimpike. Dhe nëse duhet medalje olimpike duhet dhe ndihmë nga shteti", tha Briken Calja, peshëngritës. "Jam i kënaqur me rezultatet që kam arritur deri tani, shpresojmë që në garat në vijim, me europianin, dhe botërorin që do të zhvillohet do të jemi në zonën e medaljeve pa diskutim", u shpreh Hysen Pulaku, peshëngritës.

"Një fitore e madhe është të biesh një kampionat të rriturish në Shqipëri, është një fitore më shumë se këto medalje që kemi në qafë sot. Dhe premtoj meqë kampionatin e pruri këtu, edhe medaljet do ti marr unë në atë kampionat ", tha Daniel Godelli, peshëngritës. Sipas drejtuesëve të peshëngritjes përfaqësuesja shqiptare e shtangës do të paraqitet në Londër 2012 me skuadrën më të kompletuar, cka do të thotë mundësi më e madhe për të synuar medalje.

Nertan Prifti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›