E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i GJK Aleanca Kuq e Zi Qeveria te terhiqet

Ka reaguar menjehere Aleanca Kuq e Zi. Perfaqesues te kesaj levizje thane se Gjykata Kushtetuese delegjitimoi ndryshimet e kombësive. Ata i kerkuan qeverise të tërhiqet nga regjistrimi etnik i popullsisë.

"Sot me një vendim historik, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar dispozitat të cilat lejojnë ndryshimin dhe falsifikimin e kombësisë. Procesi i regjistrimit mbi baza etnike është një proces në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e këtij vendi. Ky Kuvend të paktën në dekadën e fundit, ka votuar ligje të cilat jo vetëm që janë në kundërshtim me Kushtetutën por dhe me vullnetine popullit. Gjykata Kushtetuese për herë të dyte merr një vendim historik. Herën e parë kundër marrëveshjes së ujërave që ishte antikushtetuese dhe antikombëtare, dhe për herë të dytë shpall që një vendim i këtij parlamenti, i këtij kuvendi i vitit 2003 është antikombëtar dhe antikushtetues", tha Endrit Shabani, 'Aleanca Kuq e zi".

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›