E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati ndaj gjyqtarit proteste ne Vlore

Qytetarë të Vlorës, shoqëria civile dhe punonjës të sistemit të drejtësisë kanë nisur paraditen e sotme tubimin qytetar me moton bashkë kundër krimit.Pjesëmarrësit në këtë tubim mes të cilëve edhe familjarët e gjyqtarit Skerdilajd Konomi i vrarë një javë në një atentat me eksploziv nisën marshimin në bulevardin kryesor të qytetit drejt skelës aty ku ndodhi vrasja makabre për tu ndalur në sheshin e flamurit.

Protestuesit marshuan qetësisht me fotot e Skerdilajd Konomit në duar dhe me parrullat ‘Bashkë kundër krimit’ ‘Duam drejtësi’‘Në burg kriminelët’.Edhe pse ka kaluar një një javë nga vrasja e gjyqtarit dhe janë ngritur grupet e punës në vlorë e tiranë për hetimin e ngjarjes ende nuk ka një pistë zyrtare hetime që do të conte në zbulimin e autorit të saj.

Festim Llanaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›