Beteja politike per mungesen e frazes standarde ne raportin e OSBE/ODIHR-it
A ishin zgjedhjet e 8 majit 2011 konform standardeve demokratike Pergjigja per kete pyetje qe eshte paradigma e kerkeses se Europes ne 20 vjet pluralizem mund te identifikohet nga vete qendrimet e protagonisteve te tyre aktoret kryesore te cilet menjehere pas raportit te OSBE/ODIHR-it jane rishfaqur jo dhe aq per te pranuar pergjegjesite reciproke sesa per te hulumtuar argumente per pozicionet e deritanishme. Duke lene menjane faktin se vete pervijimi i dy aneve te procesit nga ana e raportit eshte deshmi e mosarritjes se standardeve si pike referimi fillestare sherben qendrimi i Kryeministrit Sali Berisha i cili ne mungese te perkufizimit tekstual te raportit ka parashtruar disa interpretime qe kerkojne te faktojne ate qe termat e OSBE/ODIHR-it e kane lene jashte. Raporti vlereson zgjedhjet e 8 majit si zgjedhje kompetitive. Kompetitiviteti eshte shtylle kryesore e ndershmerise dhe lirise se zgjedhjeve...Kompetiviteti ne Karten e Kopenhages ka nje element thelbesor tjeter barazine ne burimet financiare materiale te mazhorances dhe opozites...Kjo ishte hera e pare ne 20 vite qe ky standard vendosej ne keto zgjedhje - tha dy dite me pare Berisha duke zbuluar ne hollesite e procesit elemente qe kane shenuar rritje. I njohur per amplifikimin e arritjeve pozitive te veta qasja e mesiperme e Berishes ndaj raportit ngjan objektive dhe adreson lojen e pritshme me statusin e vendit kandidat qe mbetet nje sfide shume e madhe tanime qe kriteri i Kopenhages per zgjedhje me standarde thjesht eshte lene ne heshtje prej tij. Opoziten e vertete ndaj ketij qendrimi qe vetesherbehet me lexime pjesore dhe me karakter mbrojtes e ka bere socialdemokrati Skender Gjinushi i cili nuk ka munguar qe te nenvizoje se produkti politik i raportit te OSBE/ODIHR-it eshte thjesht mosarritja e standardeve. Fjala standard eshte nje fjale e huaj ne raport. Ketu thuhet e verteta e madhe qe pergjegjese kryesore per manipulimet eshte qeveria dhe KQZ-ja - eshte shprehur kreu i PSD-se. Me nje akuze direkte ndaj qeverise ai ka theksuar keshtu se diferenca mes pozites dhe opozites per shkak te manipulimeve behet parimore dhe per pasoje sugjeron nje zgjidhje politike qe jane ato qe edhe mungojne zgjedhjet me standarde. Per te mbetur tek opozita dhe forca e tij kryesore Partia Socialiste qe prej disa kohesh ka apeluar per reforma te thella me interes eshte qendrimi i percjelle dje prej saj qe me gjithe konstatimin e fakteve te raportit jep idene e nje menyre administrimi politik te tij qe eshte poshte toneve te muajit korrik. Raporti ne asnje faqe te tij nuk i ka klasifikuar keto zgjedhje as si te lira as si te ndershme. Nuk i ka klasifikuar keto zgjedhje as si permbushje e standardeve qofte edhe te pjesshme sic ka deklaruar ne te kaluaren - tha me kete rast nenkryetari i grupit parlamentar Sajmir Tahiri. Me gjithe kete shkelje te rende qe ka thyen rregullin e shumekerkuar te zgjedhjeve qe eshte gara e ndershme selia roze perhere e me shume po sheh drejt se ardhmes duke nenkuptuar te notat negative nje pozite te re negociuese me shumicen e drejtuar nga Sali Berisha. Nje bashkepunim i cili nese permes ketij te fundit apo edhe LSI-se shihet te reforma zgjedhore nga ana e PS-se po kerkohet te sistemi kushtetues. Ajo qe duket se po moderon klimen mes paleve eshte fakti se deshtimi i gjithepranuar ne arritjen e standardit te zgjedhjeve demokratike te lira dhe te ndershme paralajmeron frenimin e ritmeve te integrimit te cilen ndoshta klasa politike si pergjegjese po perpiqet ta amortizoje me ane te nje zbutjeje te tensioneve.