Gjinushi I pakuptueshem moderimi i PS-se. Duhet te largohet qeveria
Aleati i Partise Socialiste Skender Gjinushi eshte i te njejtit mendim me PS-ne per sa i perket faktit se raporti i OSBE/ODIHR-it provoi vjedhjen e mandatit te Tiranes por kundershton qendrimin e bute te socialisteve ndaj ketij fakti. Sipas Gjinushit raporti ka vertetuar edhe njehere tjeter ate qe ka thene opozita e bashkuar se keto zgjedhje nuk plotesuan standardet e kerkuara nga Bashkimi Europian por u vodhen. Fjala standard eshte nje fjale e huaj ne raport. Ketu thuhet e verteta e madhe qe pergjegjese kryesore per manipulimet eshte qeveria dhe KQZ-ja. Raporti eshte absolutisht teper i rrepte dhe realist kundrejt KQZ-se qe nga menaxhuese u be deformuese e zgjedhjeve - deklaroi Gjinushi. Sipas tij ne keto kushte eshte e udhes qe shqiptaret te kerkojne largimin e qeverise duke i hapur rruge zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Por per sa i perket ketij reagimi Gjinushi nuk i kursen kritikat ndaj PS-se duke e quajtur reagimin e kesaj partie per vjedhjen e votes si te bute dhe te frikur. PSD-ja ka nje qendrim te ndryshem nga PS-ja e cila ne emer te nje moderacioni qe ne nuk e kuptojme ne emer te nje stabiliteti qe ne perseri nuk e kuptojme sepse stabiliteti mbeshtetet vetem ne voten e lire. - deklaroi Gjinushi. Sipas tij opozita ka per detyre ta mbroje voten e shqiptareve dhe per kete duhet te reagoje me force. Nga ana tjeter Gjinushi i ben thirrje nderkombetareve qe te mos te druhen me se do te konsiderohen te anshem nese i japin te drejte nje pale. Sipas Gjinushit nderkombetaret duhet te degjojne zerin e qytetareve shqiptare dhe te jene ne krahun e tyre.