PD-ja do te dorezoje draftin per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor
Rekomandimet e fundit te OSBE/ODIHR-it ne lidhje me nevojen e reformes zgjedhore pritet te riaktivizojne kerkesen e Partise Demokratike ndaj Partise Socialiste per te nisur punen ne komisionin e perbashket. Burimet prane PD-se bejne te ditur se ne fillimin e muajit shtator pritet qe kryetari i grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi ti rikerkoje ne menyre publike kryetarit te grupit parlamentar te PS-se Gramoz Rucit nisjen e punes se perbashket per amendimet e Kodit Zgjedhor ne menyre qe ai te jete gati per zgjedhjet parlamentare te vitit 2013. Po keshtu burimet bejne te ditur se joshja qe mund ti afroje kesaj radhe socialistet pritet te jete nevoja per te plotesuar rekomandimin e ODIHR-it sipas te cilit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te jete nje organ administrativ i balancuar ose i papolitizuar. Ende nuk dihet se cila do te jete pergjigja e socialisteve ne lidhje me nevojen per te kryer reformen zgjedhore por ajo qe eshte e sigurt lidhet me nevojen e partise me te madhe opozitare per te pasur vote te barabarte me PD-ne ne KQZ organ ky qe eshte konsideruar si problematik. Perfaqesuesit e PS-se aktualisht fajesojne KQZ-ne per sa i perket atij qe e quajne deformim te procesit zgjedhor kryesisht ne Tirane. Pak para zgjedhjeve te 8 majit PD kerkoi ne menyre zyrtare nisjen e reformes zgjedhore kerkese e cila nuk u pranua nga socialistet te cilet u shprehen dyshues ne lidhje me sinqeritetin e rivaleve te tyre politike ne lidhje me kete ceshtje.