E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri Vezhguesit nuk i japin legjitimitet mandatit te Bashes

Selia roze

Partia Socialiste ka zgjedhur te reagoje ndaj raportit te OSBE-ODIHR-it per procesin elektoral te 8 majit 2011 permes numrit dy te grupit parlamentar Sajmir Tahiri. Vetem nje dite pas publikimit te dokumentit ai ka mbajtur nje konference per shtyp ne te cilen ka komentuar vleresimet e ekipit te vezhguesve per zgjedhjet duke u ndalur kryesisht ne garen e Tiranes e cila prodhoi edhe tensionet me te medha. Sipas Raportit numerimi i fleteve te gjetura ne kutine e gabuar ishte i parapergatitur i pambeshtetur ne ligj dhe i motivuar ne sherbim te interesave politike. Sipas raportit ne perfundim te numerimit te rregullt te votave fitues ishte Edi Rama me 10 vota edhe pse KQZ-ja nuk e shpalli sic duhet te bente. Kjo procedure cenoi kredibilitetin dhe paanshmerine e KQZ-se duke e kthyer ne nje institucion te komanduar nga partia shtet. Vete vendimet e Kolegjit Zgjedhor cilesohen nga raporti si kontradiktore ne kundershtim me njera- tjetren dhe qe nuk i dhane zgjidhje efektive problemeve qe dolen gjate ketyre zgjedhjeve - tha Tahiri. Ne kete fryme komentimi deputeti socialist ka deklaruar se edhe mandati i kryetarit te ri te Bashkise se Tiranes eshte i paligjshem. Vleresimi i arbitrit nderkombetar eshte nje nenvizim i asaj qe kemi thene qe ne fillim se kryetari i Bashkise se Tiranes nuk ka legjitimitet. Sigurisht qe ne nuk presim qe ai te jape doreheqje sepse nuk e ka dhene as kur grabiti miliona euro as kur mori pjese ne vrasjen e protestuesve te opozites - vijoi Tahiri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›