Beteja qe duhet fituar me degradimin e shkolles
Dikur, një mbret të ri por vizionar, kur pyetën se çfarë do të bënte për të ndërtuar një shtet modern në vendin e tij, ai tha: "Do të ndërtoj shkolla dhe burgje". Pra, arsim dhe drejtësi. Për të treguar se sa i rëndësishëm është arsimimi për një shoqëri, do të vazhdonim pa fund t‘u referoheshim citateve apo thënieve të njerëzve të shquar për këtë çështje. Por pas mbretit anonim, do të përmendim një thënie të publicistit të madh shqiptar të viteve ‘20, Branko Merxhani: "Nëse nuk vëmë në krye të punëve njerëz të mençur, atëherë shoqëria jonë është e destinuar të përfundojë ose në mjerim, ose në diktaturë". Të dyja i kemi patur me bollëk, por ende nuk kemi vënë mend.
Iu referuam njerëzve të mençur për vlerën e mençurisë, pasi na ngacmoi shqetësimi i një mësuesi, Shkëlzen Vlora, pedagog në Universitetin e Vlorës. Në numrin e të dielës në "Shqip", pedagogu shkruante, gjithë shqetësim, për gjendjen ku ndodhet sot arsimi. Nuk fliste për cilësinë e godinës, lulishtet rreth saj, laboratorët apo bankat, por për lëndën e parë, pra studentët, një lëndë e parë që duket thuajse e skaduar për të gatuar një të nesërme të shëndoshë. Studentët në këtë universitet protestojnë, sepse nuk u pëlqen një rregullore e Senatit, që synon të forcojë disiplinën në shkollë. Në kushtet e një pesimizmi ekstrem, pedagogu na vizaton një pikturë të trishtë të shkollës. Studentë që vegjetojnë kafeneve, që nuk dinë ku bie biblioteka, që nuk bëjnë detyrat e ngarkuara, që nuk frekuentojnë leksionet dhe seminaret e detyruara, që nuk frekuentojnë orët e laboratorëve etj. Dhe tani, në emër të demokracisë dhe lirisë që u jep sistemi, protestojnë me bojkotimin e mësimit për të rrëzuar rregulloren e Senatit.
Por Shkëlzen Vlora nuk është i vetëm. Si ai ka me qindra në të gjitha universitet e vendit, në të gjitha shkollat e mesme dhe nëntëvjeçare të vendit. Të gjithë ndodhen para një brezi që po rritet në mënyrë të shfrenuar, po arsimohet në mënyrë të cunguar dhe po diplomohet në mënyrë fiktive. E kemi trajtuar edhe më parë këtë temë, duke iu referuar më së shumti universiteteve private, pjesa dërrmuese e të cilëve janë bërë tregtarë diplomash dhe jo fabrika intelektualësh. Por alarmi që na jep mesuesi i mirë nga Vlora na tregon se jo vetëm sipërmarrjet private, por edhe institucionet shtetërore të arsimit janë katandisur në punishte primitive kuadrosh të rremë.
Eshtë normale që studentët të reagojnë për të mbrojtur të drejtat e tyre. Por, a mos vallë disiplina në shkollë është një shkelje e të drejtave të studentëve? Mos vallë të përmbyshësh detyrimet për të ndjekur leksionet në shkollë është shkelje e të drejtave të studentëve? Mos vallë është shkelje e të drejtave, fakti që nuk mund të kalosh në vitin pasardhës, nëse nuk merr numrin e provimeve të caktuara nga Rektorati? Kurrë! Kjo është më e pakta që një student duhet ta bëjë, dhe nëse nuk e bën, më e pakta ai nuk duhet lejuar të kalojë vitin mësimor dhe, nëse e përsërit ai duhet t‘ia lërë vendin në shkollë një tjetër të riu më të aftë e më të gatshëm për të mësuar. Në emër të lirisë, shkolla shqiptare sot më shumë se mungesën e ndërtesave dhe laboratorëve, po vuan shthurjen dhe degradimin moral. Më shumë se vend-mësimi dhe edukimi, shkolla sot po kthehet në vend argëtimi të shfrenuar. Personalisht, kam patur rastin të takoj shumë mësues të përkushtuar, që janë të trishtuar nga mjedisi ku japin mësim dhe përpiqen të edukojnë brezin e ri. Të vjetër e të rinj, ata i kthehen kohës së shkuar, kur ishin mësues e nxënës, kur kishin kushte shumë të rëndë mësimi, por produkti ishte më i mirë.
Përballë këtij realiteti, i cili është prezent në të gjitha nivelet arsimore, ajo që duhet t‘i preokupojë njerëzit e auditorëve është të diskutojnë se çfarë duhet të bëjnë për t‘i rikthyer dinjitetin shkollës, për ta shndërruar këtë institucion të shenjtë në një vatër të vërtetë të dijes.
Pikërisht për këtë arsye, ne të gjithë duhet të bëhemi palë me mësuesit e mirë të këtij vendi, për t‘u dhënë atyre kurajë që të mos pushtohen nga pezmi, por të rezistojnë për të punuar e të frenojnë rrokullisjen e shkollës drejt humnerës. Por ajo që duhet të bëjë ushtria e mësuesve, është të mos presë mirëkuptimin e nxënësve dhe studentëve për ta respektuar rregulloren. Të gjithë ata të rinj, që vrapojnë të kapin një vend në auditor, duhet ta dinë se nuk po shkojnë në një kamp pushimi, por në një isntitucion që të ofron dije e formimin, por të imponon edhe disiplinë e edukatë. Dhe këtë duhet ta bëjnë pikërisht drejtuesit e institucioneve. Në shkolla duhet të ketë rregull në të veshur, rregull në sjellje, rregull në frekuentimin e leksioneve, rregull në plotësimin e detyrave të kursit që të ngarkon pedagogu etj. Dhe asnjë drejtues apo pedagog nuk duhet t‘i negociojë këto rregulla, thjesht ata që kërkojnë të studiojnë duhet t‘i zbatojnë ato si një Kushtetutë. Dhe, në ndihmë të mësuesve sot duhet të vendosen në radhë të parë familjet e nxënësve dhe studentëve.
Në pranverën e vitin 1991, kur studentet ishin në ballë të protestave antikomuniste dhe Universiteti i Tiranës mbylli dyert për disa muaj, duke iu referuar sistemit të korrespondencës, së bashku me studentet e tjerë të degës së Fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë, iu drejtuam sallës së provimit, ndërsa jashtë dëgjohej jehona e protestuesve nga Sheshi "Skënderbej". Në këto kushte, menduam se pedagogu ynë Fatos Klosi do ta vinte dorën e në zemër dhe do të na jepte një notë kaluese, meqë nuk kishim patur kohë të mësonim. Por nga 140 studentë, ai kaloi vetëm 14. Këtë rast e kujtoj si një shembull që tregon se shkolla duhet të jetë e fortë, pavarësisht çfarë ndodh jashtë murëve të saj.
Dhe për të mbyllur me një tjetër panoramë të gjendjes së sotme të arsimit, do t‘ju ftoja të shikoni emisionin "7 për 7000", në "Top Channel". Një natë, përballë grupit të fëmijëvë sfidues u vendosën një grup studentësh. Njëri që studionte ekonomi-biznes, njëri inxhinieri elektronike dhe tjetri drejtësi. Ishte e pabesueshme të shikoje nivelin e injorancës së studentëve. Nuk dinin cili quhet planeti i kuq, cili planet është më afër me Tokën, nuk dinin ku rrjedhin lumenjtë më të gjatë e me më shumë prurje në botë, kush e ka shkruar "Makbethin" apo kur jetoi Perandoria Romake. Dhe këta kishin guxuar të shkonin në një konkurs diturie.