Të punosh në administratë? Të duhen "merita politike"
Ndërrimi i pushteteve është shoqëruar vazhdimisht me polemika të mëdha, lidhur me ndryshimet që ndodhin në administratë, ku opozita dhe pozita akuzojnë njëra-tjetrën për shkarkime politike.
Madje, edhe në raportin e KE-së, vihet në dukje se janë bërë në masë, pa zbatuar kriteret e përvojës dhe profesionalizmit. "Emërimet politike kanë vazhduar të bëhen në kundërshtim me ligjin për administratën civile", theksohet në raport. Gjithashtu, konsiderohet problematik fakti i ndryshimit të vazhdueshëm i punonjësve të kësaj administrate. Askujt nuk i bën përshtypje. Zyrtarët e sotëm nuk pyesin as për kritere, as për konkurse dhe as për ligjin. Sot, Partia Demokratike dhe administrata publike janë një.
Kryetari i Partisë Demokratike për degën e Durrësit, Armand Teliti, është drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme. Ndonëse është e ndaluar të jesh anëtar i ndonjë partie politike në kohën kur je pjesë e administratës publike, drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile në Shqipëri mban edhe detyrën e kryetarit të degës së PD-së së Durrësit.
Gazetarët e "Fiks Fare" shkuan dhe u paraqitën si të rinj që duan të anëtarësohen në Forumin Rinor të PD-së. Të gjithë punonjësit e degës së PD-së së Durrësit, duke filluar që nga roja, të përgjigjen se kreu i PD-së së Durrësit nuk ndodhet në seli, rrallë e gjen, sepse punon në Tiranë.
Të njëjtën gjë, vetë zoti Teliti e pranon gjatë bisedës me të rinjtë. Ai dhe prefekti i Durrësit, i cili njëkohësisht mban edhe detyrën e sekretarit të degës së PD-së së Durrësit, të thonë se janë të angazhuar me detyra të tjera shtetërore dhe nuk janë të disponueshëm. Pra, kushdo që ka një pozicion në këtë parti apo që ka kontribuuar për partinë, është shpërblyer me një vend pune në administratë.
Nuk është e nevojshme t‘i nënshtrohesh konkursit, nuk është e nevojshme të kesh përvojë pune, mjafton të kesh teserën e partisë. Ajo të hap dyert të lidhësh një kontratë pune me institucionin ku do të punosh, duke shkelur kështu ligjin për statusin e nëpunësit civil. Neni 11 i këtij ligji parashikon: Nëpunës civilë të nivelit të lartë drejtues konsiderohen sekretari i përgjithshëm, drejtorët e departamentit, drejtor drejtorie të përgjithshme, shef sektori, shef zyre dhe specialistët. Konsiderohen nëpunës civilë të nivelit ekzekutues. Neni 13 i të njëjtit ligji parashikon që pranimi në shërbimin civil të kryhet nëpërmjet konkurrimit të hapur, bazuar në merita. Por merita për drejtuesit e administratës së sotme nuk janë aftësitë në punë, por ato partiake. Kush ka më shumë merita të tilla, e ka më të lartë pozicionin e punës që i ofrohet.
Me marrjen e pushtetit nga koalicioni i djathtë, në vitin 2005, brenda pak muajve u spastrua e gjithë administrata në rrethe. Qindra persona në çdo qytet u hoqën nga puna, duke u zëvendësuar me militantë të PD-së, apo partive të tjera anëtare të koalicionit.
Durrës
Biseda e gazetarëve të "Fiks"-it në selinë e PD
Fiksi: Dega e PD-së Durrës?
Punonjësit: Po, po.
Fiksi: Doja të pyesja për kryetarin e PD-së, Armand Telitin, doja ta takoja.
Punonjësit: Armand Teliti nuk është këtu. Është në Tiranë ai.
Fiksi: Aaa, në Tiranë?! Po ku mund ta gjej?
Punonjësi 1: Një minutë. Eshtë drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile...
Fiksi: D.m.th., zotin Teliti nuk e gjej asnjë ditë këtu, vetëm në Tiranë?
Punonjësi 1: Nuk besoj. Armand Teliti, të thashë që është drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile për gjithë Republikën. Atë detyrë ka ai, por, megjithatë, ka sekretar. Kam mendimin të takosh prefektin.
Fiksi: Prefektin eee...
Punonjësi 1:... e Durrësit.
Fiksi: Po ç‘lidhje ka ai me PD-në?
Punonjësi 1: Ai është sekretar i PD-së. Ka dy funksione, edhe prefekt edhe në PD. Eshtë demokrat siç jam unë, siç janë edhe shokët.
Fiksi: Si quhet ky?
Punonjësi 1: Klodi, Klodi. Klodi Pajuni.
Punonjësi 2: Klodi Pajuni.
Fiksi: Zotin Armand Teliti, kryetarin e PD-së, dini gjë kur mund ta gjej?
Punonjësi: Nuk e di. Nuk vjen ai.
Fiksi: Nuk vjen asnjëherë?
Punonjësi: Eshtë në Tiranë.
Fiksi: E gjej në Tiranë?
Punonjësi: Po, në Tiranë rri ai, punon në Tiranë. Eshtë i gjendjes civile në Tiranë...
Fiksi: Tek gjendja civile, te ministria eee...
Punonjësi: Ministria e Brendshme. Nuk vjen këtu.
Fiksi: Asnjëherë?
Punonjësi: Unë nuk e kam parë.
Takimi me kreun e PD-së në Durrës, që mban njëherazi edhe postin e drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile
Armand Teliti: ... Unë mund t‘ju krijoj edhe një kontakt me sekretarin organizativ të partisë në Tiranë, z. Flamur Noka. Ai është përgjegjësi praktikisht i selisë qendrore, i Partisë Demokratike në këto momente... Se kur partia është në pushtet, drejtuesit kryesorë janë anëtar qeverie përgjithësisht.
Prefekti i Durrësit: Duhet të kuptosh një gjë: Armandi është në punë në Tiranë, është drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, unë jam prefekt (Durrës). Pra, në një farë mënyre jemi të angazhuar gjatë gjithë kohës.
Armand Teliti: Nëse ju mund ta organizoni grupin më kollaj në Tiranë, sepse unë jam në Tiranë, pjesën më të madhe të ditës takohemi diku atje, d.m.th.