Beteje e armatosur, nje i vdekur
Lac- Minuta tmerri kane perjetuar banoret e fshatit Fushe-Milot te Kurbinit pasditen e djeshme, ndersa dy te rinj kane shkembyer zjarr me bresheri automatike mes njeri-tjetrit. Per pasoje ka nderruar jete pas plagosjes se rende 25-vjecari Oligert Leti. Dyshimet per autoresine e krimit kane rene mbi Alfred Precin, i cili ka mundur te largohet para se te mberrije policia, ndersa mesohet se eshte shpallur ne kerkim. Dyshohet se ngjarja ka qene e paralajmeruar, pasi viktima, se bashku me nje tjeter person te arrestuar, me 3 gusht 2007, kane qelluar mbi Alfred Precin, ne tentative per ta vrare. Policia deklaroi zyrtarisht dje ne mbremje, se motivi i krimit eshte hakmarrja dhe si shkak, ka sherbyer nje sherr per lagien e makines.
Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 17:00, ne rrugen qe lidh Milotin me superstraden. Burime te policise thane se dyshohet qe Oligert Leti te kete qene duke u shkembyer me makinen e tij me Alfred Precin dhe ka nxjerre automatikun duke qelluar mbi kundershtarin. I menjehershem mendohet se ka qene reagimi i Precit, i cili ka qene i armatosur dhe ia ka kthyer me te njejten monedhe 25-vjecarit. Deshmitaret thane se shkembimi i zjarrit ka zgjatur per te pakten 5 minuta, dhe kane qene bresheri automatiku. Pasi kane gjuajtur nga brenda mjeteve, me pas ata kane dale nga makinat duke vazhduar shkembimin e zjarrit. Me dhjetera drejtues te mjeteve ne rrugen kryesore, sapo kane degjuar te shtenat, kane lene mjetet duke u larguar me vrap nga zona e rrezikshme. Nje pjese e tyre jane fshehur ne kanalet e rruges, derisa kane mbaruar te shtenat. Por duket se me i sakte ne shenjester ka qene i dyshuari Alfred Preci, i cili ka mundur qe te plagos rende Oligert Letin.
Hetimet
Kane qene kalimtaret e rastesishem qe i kane dhene ndihmen e pare te plagosurit Oligert Leti, duke e derguar me makine per ne spitalin e Lacit. Por sapo ka mberritur ne urgjence, 25-vjecari ka nderruar jete, si pasoje e plumbave te shumte ne trup. Mesohet se ne momentet e fundit, ai i ka treguar policise edhe emrin e te dyshuarit, 33-vjecarit Alfred Preci. Deshmitaret kane pare pas ngjarjes, qe nje autoveture te shkeputej me shpejtesi nga rruga, ku mendohej se fshihej ekzekutori. Megjithese forca te shumta te Komisariatit Kurbin kane shkuar ne vendngjarje, duke ngritur edhe postblloqe, nuk kane mundur te kapin dot te dyshuarin. Ekspertet mblodhen ne vendngjarje 30 gezhoja automatiku. Kontrolle te shumta jane kryer ne zonen ku banon i dyshuari dhe ne disa banesa, ku mendohet se mund te fshihet.
Atentati i deshtuar me 2007 ne shetitore
Dy vite me pare, me 3 gushte 2007, Alfred Preci dyshohet se eshte qelluar me arme ne qender te Milotit, nga ana e Gent Allamanit dhe Oligert Letit. Sipas burimeve te policise, Allamani dhe Leti, pasi kane ndaluar me makine afer Alfred Precit, e kane gjuajtur disa here me arme tip pistolete, por 33-vjecari ka shpetuar. Ngjarja ka ndodhur ne oren 21:00 te mbremjes, teksa Preci ka qene duke shetitur ne qender te qytetit, perballe Postes. Nje autoveture tip "Benz" ka ndaluar para tij, ndersa drejtuesi i saj ka nxjerre pistoleten duke qelluar disa here. Preci i eshte shmangur plumbave dhe ka arritur te largohet me vrap, mes pallateve.
Shkaku i sherrit, nje lagie e makines
Grupi hetimor ka zbuluar se konflikti midis Alfred Precit dhe Gent Allamanit kishte tre vjet qe kishte nisur dhe shkak eshte bere nje lagie me uje e makines. Kjo ka sherbyer edhe si zanafille e konfliktit, ku dy te rinjte kane goditur njeri-tjetrin me grushte dhe me pas Preci e ka rrahur Allamanin. Ky i fundit nuk ka mundur te duroje dot "turpin" dhe ka marre nje pistolete tip "TT" duke realizuar atentatin qe deshtoi me 2007. Policia ka ndaluar Allamanin pas ngjarjes, ndersa Leti e Preci ishin betuar per hakmarrje.