E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia shqiptare ne kerkim te Alket Rizait

Policia shqiptare i premton ndihme homologeve greke, per kapjen e shqiptarit te arratisur nga burgu i Koridhalosit, Alket Rizai. Ministri i Brendshem i qeverise greke, Nikos Denndias, eshte kontaktuar nga homologu i tij shqiptar Bujar Nishani, ndersa nje kontakt telefonik ka pasur edhe drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Premci. Te dy drejtuesit kane ofruar mbeshtetjen e tyre per te bere te mundur kapjen e te dyshuarit ne rast se kalon ne token shqiptare, apo te kthehet ne vendlindje. "Une kam kontaktuar me drejtorin e Pergjithshem te Policise greke, ku mora dijeni per ngjarjen dhe policia shqiptare eshte e gatshme te bashkepunoje", eshte shprehur kryepolici Premci, ne deklaraten e tij.

Pas arratisjes spektakolare me helikopter, te Alket Rizait dhe Vasilis Paleokostas, nuk kane munguar akuzat ndaj drejtuesve te policise, burgjeve, prokurorise dhe Ministrise se Brendshme. Madje nuk ka munguar as "furtuna" politike. Autoritetet deklaruan se kane hapur nje hetim ndaj pilotit te helikopterit dhe rojeve te burgut, te cilet nuk kane reaguar si duhet per te parandaluar arratisjen, dhe po shqyrton llogarite bankare te gjithe punonjesve te burgut. Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Drejtesise, drejtori dhe disa funksionare te tjere te burgut dhane doreheqjen, ndersa vete ministri Nikos Denndias mendohet se do te shpetoje, pasi eshte emeruar vetem dy muaj me pare ne detyre. Kryeministri grek, Kostas Karamanlis, sipas mediave vendase, ka thirrur dje ne mesdite, nje mbledhje te jashtezakonshme, ku pritet te merren edhe masa. Kjo ishte hera e dyte qe Paleokosta dhe Rizai arratisen se bashku nga burgu me helikopter.

Rreth ores 16:00 te se dieles, nje helikopter u ul ne lartesine 2 metra mbi tarracen e burgut te sigurise se larte te Koridhalosit dhe leshoi nje shkalle me litar. Dy te burgosurit hipen te qete ne mjetin fluturues, kurse kater rojet e sherbimit kane qelluar ne ajer, por jo per te parandaluar arratisjen. E gjithe skena e arratisjes ka zgjatur rreth 5 minuta dhe eshte filmuar nga nje kamera amatore.

Policia greke deklaroi ne hetimet e para, se ne arratisjen e bujshme mendohet te kene bashkepunuar dy persona te tjere, mes te cileve nje grua. Gjithcka mendohet se eshte organizuar nga Rizai, ndersa financimi i arratisjes eshte marre persiper nga Paelokostas. Mediat publikuan dhe lajmin se te gjithe administrates se burgut, po i kontrollohen llogarite bankare, ndersa eshte ndaluar piloti dhe bllokuar helikopteri. Dy te arratisurit ishin sjelle ne burgun e Koridhalosit, pasi kishte filluar gjyqi i tyre per arratisjen e pare. Megjithese ruheshin ne masa te rrepta sigurie, diten e diel ata vezhgoheshin nga nje gardian i vetem. Mediat greke, e kane cilesuar arratisjen jo vetem spektakolare pas perseritjes te se njejtes skeme si tre vjet me pare, por edhe te denje per nje film Hollivudian.

Paleokosta mori 6 milione euro ne 2008

Policia greke ka zbuluar edhe nje fakt te ri nga hetimet per arratisjen e pare te shqiptarit dhe grekut. Vetem nje vit me pare, ne muajin qershor, dyshohet se Vasilis Paleokosta mori 6 milione euro, te paguara nga familja e biznesmenit Jorgo Milona. Kjo shume nuk u gjet kurre nga policia. Dyshime jane hedhur edhe per menyren se si vepruan kater gardianet, ne momentin e arratisjes. Rojet qelluan pa orientim, kurse nje i katert u fsheh ne kabinen e vendqendrimit. Piloti i ndaluar i agjencise "Interjet" eshte derguar ne dhomat e ndalimit, ne qendren e policise ne Pire.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›