E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betejë për privilegje

Gjykata Kushtetuese i ka pezulluar nenet e Ligjit për Deputetët, në të cilat ligjvënësit nuk ishin kursyer t’i jepnin vetës privilegje të shumta. Por, përkundër kësaj, Komisioni për Legjislacion po vazhdon betejën për t’i bindur gjykatësit se nenet për privilegje të deputetëve nuk përbëjnë shkelje kushtetuese Nga Valmir Klaiqi më 24 qershor 2011 në ora 08:02

Beteja për privilegjet e deputetëve kosovarë, që u denoncua vitin e kaluar në Gjykatën Kushtetuese, ende po vazhdon.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar pesë nenet e kontestuara nga organizatat e shoqërisë civile për Ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetëve.

Megjithëkëtë, Gjykata ende nuk ka marrë vendimin final për këto nene, pasi që në kohën kur janë zhvilluar seancat në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti, Kuvendi i Kosovës ka qenë i shpërndarë.

Tani beteja ka rinisur dhe deputetët mbeten këmbëngulës se privilegjet e parapara me ligj nuk janë kundërkushtetuese siç ka pretenduar shoqëria civile.

Komisioni për Legjislacion që e përfaqëson Kuvendin në këtë rast, ka dërguar përgjigje në Gjykatën Kushtetuese duke konsideruar se ligji nuk duhet të ndryshojë.

Arben Gashi, kryetar i Komisionit për Legjislacion, ka thënë të enjten për Express se Komisioni ka marrë një kërkesë nga ana e Gjykatës Kushtetuese për qëndrim të pozicionit të Komisionit dhe ka formuar një grup punues, i cili e ka vlerësuar dhe ka bërë një përgjigje për Gjykatën.

“Komisioni vlerëson se Ligji për përgjegjësitë dhe privilegjet e deputetit është konform standardeve me Kushtetutën e Kosovës. Komisioni vlerëson se nuk ka shkelje të Kushtetutës. Tani i mbetet Gjykatës Kushtetuese që të vendosë”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, Komisioni për legjislacion vlerëson se asnjë nen i Ligjit për deputetët nuk është antikushtetues. Por, siç tha edhe Gashi, ky është vetëm vlerësim teknik i Komisionit, ndërsa Gjykata Kushtetuese është organi që do ta thotë fjalën e fundit.
“Se a janë benificionet e larta për deputetët a jo, këto janë çështje teknike me të cilat ne s’jemi marrë. Ne jemi pyetur nga Gjykata se a vlerësojmë si Komision se ka shkelje të Kushtetutës dhe ne kemi thënë se nuk ka kurrfarë shkelje”, tha Gashi.

Të habitur me qëndrimet e Komisionit për Legjislacion kanë mbetur iniciuesit e këtij tasti, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Driton Selmanaj i KDI’së ka deklaruar të enjten për Express se përgjigjja e Komisionit për Legjislacion, se nenet e kontestuara nuk janë kundërkushtetuse, është sjellje tendencioze dhe një përgjigje jo e menduar mirë.

Cilat janë nenet e pezulluara? Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të gazetës Express.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›