E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteje per token, 5 te plagosur

Artan Cena

Konflikti per nje cope toke per pak sa nuk eshte kthyer ne nje tragjedi me pese viktima ne Vaqarr, pak kilometra larg qendres se Tiranes. Shkembim zjarri me te plagosur, dy te arrestuar dhe nje person i shpallur ne kerkim eshte bilanci i ngjarjes se rende qe ndodhi mengjesin e djeshem mes dy fiseve Lami e Xhabafti. Per pasoje pese persona kane mbetur te plagosur ne fshatin Bultice, pasi nuk arriten te zgjidhnin pretendimet. Te lenduarit perfunduan ne Spitalin Ushtarak me plage ne kembe, mes te cileve edhe nje person qe nuk kishte lidhje me ngjarjen. Drejt vendngjarjes jane nisur uniforma te shumta te policise, por autoret 18 dhe 25 vjec kane arritur t'i shpetojne ndjekies duke u futur ne thellesi te zones se pyllezuar. Ngjarja mesohet se ka ndodhur brenda lokalit te fshatit, kurse te paret jane sulmuar pjestaret e fisit Xhabafti dhe me pas ata te fisit Lami. Aktualisht policia e komisariatit nr. 6 ne zonen e Kombinatit ka siguruar deshmite e te demtuarve dhe banoreve, ndersa ka shperndare fotografite e autoreve ne te gjitha policite e rretheve. Mbreme eshte bere ndalimi i Radmir Xhabaftit, 25 vjec dhe Rasim Xhabaftit, ky i plagosur, ndersa kerkohet ende Fabjan Lami, 18 vjec.

Perleshja me arme zjarri ka ndodhur rreth ores 09:00 te mengjesit te djeshem ne nje lokal ne fshatin Bultice te komunes Vaqarr ne Tirane. Pese persona kane mbetur te plagosur, nderkohe qe sherbimet e policise kane shpallur ne kerkim dy personat e dyshuar si autore te krimit. Burime zyrtare nga policia thane se nje grup personash jane konfliktuar me njeri-tjetrin per ceshtje pronesie, duke perdorur edhe gjuhen e armeve. Sipas te dhenave hetimore te policise, konflikti filloi pasi i riu me inicialet Fabjan Lami, 18 vjec, ka qelluar me arme zjarri automatik "Kallashnikov", duke plagosur klientet Rasim Xhabafti, 30 vjec, Fadil Xhabafti, 19 vjec dhe Aqif Xhabafti, 55 vjec. Me pas ka ardhur edhe kunderpergjigjja me arme zjarri e shtetasit Radmir Xhabafti, 25 vjec, i cili ka qelluar ne drejtim te Abaz Lami, 45 vjec dhe Muharrem Nurjas, 48 vjec, i cili ndodhej rastesisht ne lokal. Sherbimet e policise qe shkuan ne vendin e ngjarjes, krahas veprimeve proceduriale, u dhane ndihmen e pare pese te plagosurve, duke i transportuar per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Burime nga spitali thane se po marrin ndihmen mjekesore, Rasim Xhabafti, Fadil Xhabafti, Aqif Xhabafti, Abaz Lami dhe Muharrem Nurja, te cilet kane pesuar demtime ne pjesen e poshtme te kembeve, pa rrezik per jeten. Mesohet se policia po punon per kapjen e nje prej autoreve te kesaj ngjarjeje, pas arrestimit te 25 vjecarit Xhabafti, nderkohe qe ceshtja i ka kaluar per hetime te metejshme Prokurorise se Tiranes.

Oficeret e Policise Gjyqesore zbarkuan dje ne Vaqarr per te mbledhur provat ne vendngjarje. Mesohet se jane zbuluar te pakten 20 gezhoja automatiku, ndersa ka patur shenja edhe ne muret e lokalit dhe nje pellg gjaku. Ngjarja ka terrorizuar banoret e zones, te cilet lajmeruan ambulancat dhe sherbimet e policise. Ne pyetje mesohet se jane marre te pakten 50 persona dhe jane siguruar deshmi te mjaftueshme. Zyrtare te policise thane se konflikti ka lindur disa vjet me pare per nje siperfaqe toke mes fiseve Xhabafi e Lami, fqinj me njeri-tjetrin, pasi pretendonin pronesine ne baze te trashegimise. Por kjo perplasje nuk eshte zgjidhur me ane te rruges ligjore, por me gjuhen e armeve. Per pasoje jane shenuar pese te plagosur dhe dy te shpallur ne kerkim si autore te krimit. Menjehere pas hetimeve paraprake policia ka deklaruar gjeneralitetet e te rinjve 18 vjecarit Fabjan Lami, i cili ka qelluar i pari me automatik ne lokal dhe 25 vjecarit Radmir Xhabafti, i arrestuar. Uniformat blu kane realizuar e krehjen dhe bllokimin e te gjithe zones, per kapjen dhe prangosjen e tyre.

Te arrestuar

Radmir Xhabafti, 25- vjec

Rasim Xhafabti, 30 vjec

Ne kerkim

Fabjan Lami, 18 vjec

Te plagosur

Rasim Xhabafti, 30-vjec

Fadil Xhabafti, 19-vjec

Aqif Xhabafti, 55-vjec

Abaz Lami, 45-vjec

Muharrem Nurja, 48-vjec


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›