E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betimi i Ahmadinexhad, mungojnë urimet e liderëve botërorë

Europa nuk do të ketë asnjë lider politik të pranishëm, përveç ambasadorit suedez, Mangus Wernstded, në ceremoninë e betimit të Presidentit të Iranit, Ahmadinexhad. Edhe prania e tij do të shoqërohet me mesazhin për ndalimin dhunës në vend. Sipas burimeve zyrtare edhe Parisi nuk ka ndërmend ta urojë Presidentin e ri, por ashtu edhe Gjermania dhe Shtëpia e Bardhë lajmet janë negative. As Uashingtoni nuk ka ndërmend ta urojë Presidentin për detyrën e re. "Meqenëse është vendi që mban presidencën e radhës, ambasadori ynë do të përfaqësojë Suedinë dhe BE-në, por çdo vend anëtar është lënë i lirë të zgjedhë se në çfarë niveli do të marrë pjesë në ceremoni", ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme suedeze, Andres Joerle. "Përfaqësia në emër të 27 vendeve të ambasadorit tonë në Teheran ka për qëllim që presidenca e radhës së BE të mbajë hapur kanalet diplomatike mes BE-së dhe Iranit. Megjithatë, BE vazhdon ta dënojë ashpër dhunën dhe arrestimet kundër reformatorëve dhe dhunimin e të drejtave të njeriut", ka shtuar më tej Joerle. Ndërkaq, ai tha se nuk kishte asnjë informacion se sa vende të BE do të kishin përfaqësues të tyre në ceremoninë e sotme. Në prag të betimit ka ardhur edhe konfirmimi për arrestimin e tre amerikanëve që akuzohen se kishin kaluar kufirin me Iranin dhe se kishin hyrën në mënyrë ilegale në Iran. Shane Bauer, Sara Shourd e Joshua Fattal, të tre rreth të 20-ave, ishin duke u marrë me alpinizëm në malet në kufirin mes dy vendeve. Ata u deklaruan të zhdukur mbrëmjen e së shtunës. Irani ka konfirmuar se po mban në arrest tre amerikanët që kanë hyrë në territorin iranian nga Kurdistani në Irak javën e kaluar. "Tre të rinjtë që janë arrestuar katër ditë më parë, janë pyetur, por nuk kanë treguar asgjë", mendohet të ketë thënë një zyrtar lokal në televizionin shtetëror iranian, që i ka prezantuar tre amerikanët si turistë, gazetarë, madje edhe si agjentë të CIA-s. Zyrtari iranian citohet të ketë thënë se Irani nuk e dinte nëse ata ishin apo jo turistë. Lajmi konfirmohet vetëm pak ditë pasi sekretarja amerikane, Hilari Klinton, i ka kërkuar Iranit të lëshonte të burgosurit. Apeli i Klintonit iu bashkua asaj të ambasadës zvicerane në Teheran që përfaqëson edhe interesat amerikane aty në mungesë të një përfaqësie diplomatike. Arrestimi i tre amerikanëve ndodh në një kohë kur marrëdhëniet mes Iranit dhe Perëndimit janë veçanërisht të tensionuara pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të muajit qershor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›