Obama, me shumë se 400 kërcënime me vdekje
Ai është ndër presidentët më të kërcënuar, rreth 400% më shumë se paraardhësi i tij, Xhorxh Bushit, edhe pse nuk ka veçse 8 muaj në krye të detyrës. Në të vërtetë, kjo mund t‘i ndodhte vetëm Presidentit të parë me ngjyrë në Amerikë, Barak Obamës. Të paktën kështu tregohet në një libër të ri "In the president‘s secrete service", që rrëfen të gjitha prapaskenat e agjentëve sekrete që mbrojnë vazhdimisht Presidentin. Obama që ka festuar dje ditëlindjen e tij të 48-të që ka dashur ta kalojë në punë edhe pse urimet nga e gjithë bota nuk kanë munguar. Sipas britanikes "Daily telegraph" që ka nxjerr para kohe disa nga përmbledhjet e librit të shkruar nga Ronald Kessler, mbrojta ndaj Obamës dhe familjes së tij është forcuar ndjeshëm për këtë arsye. Disa prej tentativave për të vrarë Presidentin janë bërë publike tashmë. Për shembull, përpjekja e një grupi racist nga Tenesse që donte të vidhte armë, të vriste 88 të zinj të therte 14 të tjerë dhe në fund të vriste të parin President me ngjyrë në historinë e Amerikës. Kessler tregon gjithashtu se edhe disa ekstremistë, pjesëtarë të grupit islamik "Al Shabaab" donin të kryenin një atentat kundër Obamës në ceremoninë e betimit në Shtëpinë e Bardhë 20 janarin e shkuar.