Buxheti për 2024-ën në Korçë, Këshilli i qarkut miraton fondin prej 213,5 milionë lekësh

Këshilli i Qarkut Korçë ka miratuar buxhetin për vitin 2024 në vlerë totale prej 213,5 milionë lekë, me anë të së cilave synohen të realizohen një sërë projektesh, investimesh e konferencash gjatë vitit të ardhshëm.
Një pjesë e investimeve synohet të realizohet në bashkëpunim me bashkitë e qarkut të Korçës ndërsa peshën kryesore pritet ta zënë investimet në fushën e turizmit. Një pjesë e investimeve është menduar të realizohen edhe me bashkëfinancim me projektet e BE.
Gjatë vitit 2024 Këshilli i Qarkut të Korçës do të mbështesë edhe të rinjtë, të moshuarit, bujqësinë, festat dhe aktivitetet lokale, si dhe një sërë investimesh në infrastrukturë apo edhe në monumente e simbole të luftës antifashiste nacional çlirimtare.
Gazetare Kostanca Koçi
/rtsh.al/