E Enjte, 5 Nëntor 2026

Betohen 140 deputetët, nis votimi për kryetarin e Kuvendit, Lindita Nikolla e propozuara nga PS

Në orën 17:00 nisi seanca e dytë e Legjislaturës së X. Në këtë seancë të dytë pritet të nisin edhe procedurat për zgjedhjen e kreut të Kuvendit, ku emri i propozuar nga maxhoranca është ai i Lindita Nikollit. Një deputet nuk mund të mbështesë më shumë se një kandidat. Kryetari i Kuvendit zgjidhet pa debat dhe me votim të fshehtë, me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në rast se asnjë nga kandidatët nuk ka fituar shumicën e kërkuar, vijohet me një raund të dytë, ku votohet për dy kandidaturat që kanë marrë më shumë vota. Pas përfundimit të procesit dhe pasi ka një fitues drejtuesi i seancës fton menjëherë Kryetarin e Kuvendit të zërë vendin e tij. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›