E Enjte, 5 Nëntor 2026

KQZ merr vendimin, zëvendësohen Ruçi, Çomo, Koka dhe Marku

KQZ i ka dhënë sot mandatin e deputetit në Tiranë Mimi Kodhelit, e cila do të zëvendësojë shefen e Infektivit, Najada Çomon. Po ashtu, mandati i Leftër Kokës i kaloi Denis Deliut. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, e cila nisi në orën 13:00 u bë zëvendësimi edhe i mandatit të Mark Markut, i cili u zëvendësua nga Elda Hoti, ndërsa vendin e Gramoz Ruçit e zuri Mirela Pitushi.

Elda Hoti ka qenë deputete e zgjedhur në Parlamentin e kaluar nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Katër emrat e rinj, siç e përcakton edhe procedura, do të kalojnë në Komisionin e Verifikimit të Mandateve në Kuvend. Pasi të kalojnë këtë ‘filtër’, ata mund të betohen si deputetë të rinj edhe pse në zgjedhjet e 25 prillit nuk arritën të fitojnë, por përfitojnë nga dorëheqja e emrave të mësipërm. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›