Rama: Ta çojmë Shqipërinë në nivel tjetër!

Kryeministri Edi Rama deklaroi angazhimin personal për ta çuar Shqipërinë në nivel tjetër. deklaratën e tij zoti Rama e bëri nga parlamenti, ndërsa nuk pranoi të komentonte lidhur me zhvillimet e fundit në PD, dhe deklaratat e ish kreut të PD dhe kryeministrit Sali Berisha.”Do të angazhohen personalisht dhe PS do bëjë përjekjet që të kemi sa më shumë energji për njerëzit dhe problemet e tyre realer. Për ëndrrat dhe shpresat e tyre dhe sa më pak energji për atë që politika ka bërë në shumë e shumë vite duke u bërë një pronë e politikanëve që e kanë abuzuar vijimësisht për qëllime, interesa dhe ambicie që nuk janë kurrë të mjaftueshme për t’u ngritur mbi hallet e njerëzve. PS e ka marrë një mandat të tretë për ta çuar Shqopërinë në nivel tjetër. PS duhet të ndjejë përgjegjësinë e jashtëzakonshme. Sa shumë mund kërkon kjo dhe sa të parëndësishme janë këto të tjerat” tha zoti Rama.
“Ne vijmë në kuvend me dorën e shtrirë. E kam thënë pa marrë parasysh si do shkonin zhvillimet brenda PD. Dora është e shtrirë për të bashkëpunuar në funksion të njerëzve.
Unë jam shumë i përgatitur që të jem në lartësinë e fjalëve duke dhënë shembullin i pari dhe duke u përmirësuar në raport me ju. Jam i vetëdijshëm që pa dashje, pa menduar që mund të kemi tejkaluar kufirin, duke bërë atë që bën një boksier i peshës së madhe me një boksier të peshës së lehtë. Do jem i dashur dhe i qetë. E kuptoni sa e madhe është sfida jonë” tha kreu dhe kryeministri i PS Edi Rama.