Jakup Krasniqi, zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kuvendi me shumicë votash zgjodhi kryetar të Kuvendit deputetin nga radhët e PDK-së, Jakup Krasniqin.
Votimi u bë, pasi dhanë betimin, deputetët e pranishëm në seancën konstituive.
Deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” betimin e dhanë, duke ekspozuar secili para vetes nga një flamur kombëtar shqiptar.