Betohen eprorët e lartë të FSK-së
Prishtinë - Eprorët e lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë dhënë sot betimin para Presidentit të Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu. Duke iu drejtuar eprorëve të FSK-së, Presidenti Sejdiu theksoi se ky është një moment solemn, por edhe i përgjegjësisë. “Ju jeni pjesa elite e udhëheqjes së FSK-së dhe besoj se në mënyrën më të mirë të mundshme do t’i përcillni mesazhet njerëzore dhe profesionale konform përgjegjësive ligjore që keni”-tha Presidenti Sejdiu.
“E rëndësishme është qasja juaj jopolitike, sepse FSK-ja është institucion në shërbim të të gjithë qytetarëve-vijoi ai. Presidenti Sejdiu përkujtoi se dekretimin e eprorëve të lartë të FSK-së e ka bërë duke u bazuar në kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Kosovës Presidentit të Republikës, si Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe në përputhje me Nenin 84, pika 12, dhe me nenin 5, pika 3(b) dhe nenin 15, pika 1, të Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe duke u bazuar në kërkesën për promovim të Ministritë për FSK-në, Nr. 0255/09, të datës 25.05.2009.
Në ceremoninë e betimit të eprorëve të lartë të FSK-së, përveç presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçi, ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri Ramë Manaj, ministri i FSK-së Fehmi Mujota, zëvendësministri Behxhet Brajshori dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi.
Përpara tyre, solemnisht u betuan: Gjeneralmajor Rrahman Rama, Zëvendëskomandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Komandant i Komandës së Forcave Tokësore; Gjeneralmajor Kadri Kastrati, Drejtor i Operacioneve; Gjeneralbrigade Bashkim Jashari, Inspektor i Forcës së Sigurisë së Kosovës; Gjeneralbrigade Nazmi Brahimaj, Komandant i Brigadës për Reagim të Shpejtë; Gjeneralbrigade Zymer Halimi, Udhëheqës i Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimit; Gjeneralbrigade Imri Ilazi, Komandant i Brigadës për Mbështetje të Operacioneve dhe Gjeneralbrigade Enver Cikaqi, Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës.