E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petersen: Ndihem i nderuar që gjendem në Kosovë

Prishtinë -Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot ish-shefin e UNMIK-ut, z. Soren Jessen-Petersen, i cili po qëndron në Kosovë, me rastin e njëvejtorit të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Presidenti Sejdiu e falënderoi ish-kryeadminstratorin Petersen për punën që ka bërë gjatë mandatit të tij, si dhe për angazhimet e tij të mëvonshme për Kosovën.

Ndërsa, z. Petersen, pasi e uroi Presidentin Sejdiu për pavarësinë e Kosovës dhe për përvjetorin e parë të Kushtetutës, theksoi se ndihej i nderuar që ndodhej sërish në Kosovë dhe se kudo po haste në pritje shumë miqësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›