Betohet Alberto Xhilardino: Do t’i shënoj sërish Interit
Firence - Alberto Xhilardino betohet në prag të ndeshjes së Fiorentinës me Interin se do të arrijë të shënojë në portën e Hulio Sezarit. Këtë gjë sulmuesi i Fiorentinës e ka arritur edhe në periudhën që aktivizohej me Parmën dhe Milanin.
“Jemi në prag të një ndeshje delikate kundër Interit. Për më tepër që vijmë nga humbja në fushën tonë me Palermon, -deklaron sulmuesi i Fiorentines, Xhilardino. –Në portën e zikaltërve kam shënuar gjatë kohës që luaja me Parmën dhe Milanin, dhe këtë shpresoj ta përsëris edhe me Fiorentinën. Atmosfera është pozitive në grup, dhe jemi shumë të përqëndruar për këtë sfidë.
Alberto Xhilardino ka folur edhe rreth trajnerit të Interit, Hoze Murinjo, duke deklaruar: “Më pëlqen shum si trajner, por si njeri nuk e njoh. Në daljet e tij publike më është dukur gjithmonë inteligjent. Edhe skuadra e Interit i përgjigjet karakterit të tij”.
Ndeshja Inter-Fiorentina do të zhvillohet të dielën në orën 20:30.