David Vila do të qëndrojë në kampionatin spanjoll
Valencia - David Vila refuzon paratë e Mançester Sitit duke preferuar të qëndrojë në kampionatin spanjoll. Këtë gjë e konfirmon menaxheri i futbollistit të Valencias në një intervistë për të përditshmen spanjolle AS.
Hoze Luis Tamargo, menaxheri i David Vilës, shprehet: “Klienti im nuk dëshiron të lërë Spanjën. Vila është shumë i kënaqur këtu në Spanjë. Unë nuk di të them se çfarë kontaktesh mund të ketë Valencia me Mançester Sitin, por një gjë që mund ta them me siguri është se, David Vila do të qëndrojë në Spanjë dhe nuk do të shkojë askund”.
Në një intervistë të dhënë para disa ditësh zv-presidenti i Valencias, Fernando Gomez, është shprehur se klubi i tij ka për qëllim të marrë nga shitja e David Vilës dhe David Silvës plot 75 milion euro.
Destinacioni më i mundshëm për David Vilën është skuadra e Barcelonës, ose Reali i Madridit. Katalanasit e Barcelonës ndodhen një hap përpara, pasi Vila mund të zëvëndësojë sezonin e ardhshëm kamerunasin Samuel Eto në ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola.