E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozita fotografike “Living Together”

Tiranë - Galeria Kombëtare e Arteve prezanton më 17 mars ekspozitën fotografike “Living Together”. Nisma e kësaj ekspozite ndërmerret nga Këshilli Britanik në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Punimet në ekspozitën “Të jetojmë së bashku” (Living Together) janë më të mirat e paraqitura nga artistët në projektin 2-vjeçar të Këshillit Britanik në Europën Juglindore.

Në ekspozitë do të jenë krijimet e artistëve profesionistë Alban Hajdinaj, Shpetim Kërçova dhe Idlir Koka. Në të do qëndrojnë edhe punët e të rinjve të angazhuar në projektin nëpërmjet formave të ndryshme si “Konkursi i Fotografisë Dixhitale” i organizuar nga Këshilli Britanik në vitin 2008. Në 60 punimet që paraqiten, afro 20 vijnë nga të rinjtë e qyteteve të ndryshme të Shqipërisë dhe nga jashtë vendit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›