E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona preferon të përballet më Arsenalin në çerekfinale

Barcelonë - Dëshira më e madhe e Brcelonës është të ballafaqohet në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve me skuadrën e Arsenalit. Kjo dëshirë vjen për shkak se skuadra e Vengerit luan një futboll të hapur, dhe të jep mundësinë ta sulmosh. E kundërta ndodh me skuadrën e Liverpulit, e cila arrin ta mbyllë kundërshtarin duke mos e lejuar atë të shprehet në fushë.

Këtë fakt e pohon edhe mbrojtësi katalanas Xherard Pikue, i cili deklaron: “Stili i lojës së Liverpulit nuk i përshtatet aspak Barcelonës. Në 'Santiago Bernabeu' ata e mbyllën lojën krejtësisht dhe nuk e lejuan Realin të luajë. Një rival i cili do të na përshtatej shumë është Arsenali, pasi ata pëlqejnë të luajnë dhe të sulmojnë, sikundër edhe ne”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›