Interi vihet në alarm për repartin e mbrojtjes
Milano - Interi do të paraqitet përballë Fiorentinës nesër në mbrëmje me shumë mungesa në repartin e mbrojtjes. Kordoba është i dëmtuari i radhës, i cili ditën e djeshme ka bërë stërvitje të diferencuar. Aktivizimi i tij në ndeshjen e nesërme duket thuajse i pamundur. Për më tepër, trajneri i Interit, Hoze Murinjo, duhet të bëjë edhe me mungesat e Kivus, Burdisos dhe Materacit.
Në mbrojtje pritet të aktivizohet Rivas, Samuel, dhe Kambiaso. Ky i fundit do të spostohet mbrapa si emergjencë. Samuel gjithashtu është duke kaluar një dëmtim në pulpë, dhe në ndeshjen e nesërme duhet të bëjë një sforcim në prezencën me Interin.