E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isa Mustafa: Atifetja, të shkon te shpija

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka kundërshtuar edhe njëherë mandatin e presidencës, Atifete Jahjaga.

Ai vazhdon të këmbëngul në marrëveshjen e 11 prillit ndërmjet Thaçit, Pacollit dhe Mustafës, duke thënë se nëse presidentja e tanishme nuk jep dorëheqje, atëherë humbet besimi në të gjitha marrëveshjet e ardhshme dhe se presidentja në të ardhmen nuk do ta ketë rolin unifikues të popullit.

Mustafa në një intervistë për Presheva Jonë, ka theksuar se marrëveshja ka qenë e përshtatshme dhe e bazuar në kushtetutë.

“Unë e kam marrë grupin tim parlamentarë dhe i kam folur për situatën ku i kam thënë se është kërkesë për tejkalimin e krizës, kërkesë edhe nga ambasada amerikane. Është e vërtet se presidentja ka të drejt të qëndroj apo ta vazhdoj mandatin për pesë vjet por nuk është e vërtet që marrëveshja ka qenë që ajo do ta vazhdoj atë post edhe për pesë vjet. Mendoj se kjo marrëveshje duhet që të realizohet për ndryshe humbet besimi në të gjitha marrëveshjet e ardhshme dhe mendoj se presidentja në të ardhmen nuk do ta ketë rrolin unifikues të popullit. Prandaj, Atifetja duhet të largohet sa me parë prej s’flladit, ndryshe minohen marrëveshjet e ardhshme”, ka theksuar Mustafa, transmeton Indeksonline.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›