E Diel, 1 Nëntor 2026

Betonierja aksidentin për vdekje 60 vjeçaren

Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur sot në zonën e Shallvareve në Tiranë. 60 vjeçarja, identiteti i të cilës ende nuk dihet është shtypur për vdekje nga një betoniere. Policia shoqëron drejtuesin e mjetit. 

TIRANE- Aksidentohet për vdekje nga betonierja një kalimtare në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë, pranë urës në zonën e Shallvareve. Ndërsa gruaja e moshës rreth të 60-tave e paidentifikuar kalonte nga nëe anë e rrugës në tjetrën. Ajo është shtypur për vdekje nga betoniera me targa të Tiranës 7543 I, me drejtues Dashamir Duni. Policia sqaron se ka ndaluar drejtuesin e mjetit, ndërsa po punohet për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›