“Black market” aksion për celularët kontrabandë
TIRANE- Policia e Tiranës godet një rrjet tregëtarësh të mallrave kontrabandë në afërsi të vendit të quajtur tregu çam në Tirane.
Gjatë operacionit të koduar ‘Black market” policia e Tiranës sekuestroi një sasi të konsiderueshme aksesorësh të ndryshëm, arrestoi një shtetas dhe ndoqi në hetim të lirë 7 persona të cilët tregëtojnë pranë postes në aktivitet të kundërligjshëm.
Në shënjestrën e policisë kanë qënë kryesisht tregëtarë të celularëve kontrabandë. Policia arrestoi në flagrancë 35 vjecarin Shpëtim Pashaj dhe vendosi ndjekjen në hetim të lirë për shtatë persona të tjerë.
U sekuestruan gjithashtu 5000 copë kapakë celulari, 1000 copë këllëfa celulari, 3050 karkikues telefonash të ndryshëm, 2500 bateri telefonash celularë si dhe 1500 kufje celulari. E gjithë vlera e mallit të sekuestruar arrin shumën e 4 milion lekëve.
(e.n/News24/BalkanWeb)