MPJ reagon në lidhje me njoftimin e MPJ-së të Rumanisë
TIRANË-Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar sot lidhur me qëndrimin e mbajtur nga MPJ e Rumanisë pas deklaratës së pretenduar të Presidentit rumun.
Nëpërmjet një njoftimi për mediat, bëhet e ditur se "lidhur me deklarimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rumanisë për lajmin e publikuar në media për deklaratat e pretenduara të Presidentit rumun, Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka vepruar në përputhje të plotë me etikën diplomatike dhe praktikën e njohur ndërkombëtare, si dhe në frymën e një vullneti të mirë për marrëdhënie miqësore dhe respekt të ndërsjellë midis dy vendeve dhe popujve tanë".
Sipas një lajmi të rremë, i cili qarkulloi të martën në internet, thuhet se Kreu i shtetit rumun bëri deklarata fyese dhe raciste ndaj shqiptarëve.
(d.b/BalkanWeb)