Tiranë, vetëvaret endacaku 60 vjecar
TIRANË-Një person i ka dhënë fund jetës me vetëvarje sot pranë zonës së “Don Boskos” në Tiranë.
Policia bën të ditur se shtetasi i vdekur është Merko Shehu 60 vjec, trupi i të cilit është gjetur i varur me litar nga kalimtarë të rastit pranë ish-fabrikës së këpucëve. Viktima njihej në zonë si një endacak, jetonte i vetëm pa familje dhe si person me probleme me alkolin.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 60 vjecari mund të jetë vetëvarur. Dyshohet se vetëvarja ka ndodhur rreth orës 13:10 minuta, orë në të cilën punonjësit kanë lajmëruar edhe policinë.
Mësohet se 60 vjecari ka lidhur litarin në një prej kolonave të godinës së braktisur të ish-fabrikës së këpucëve dhe më pas ka kryer aktin fatal për jetën.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat 60 vjecari i ka dhënë fund jetës dhe motivet që e shtynë në këtë veprim ekstrem.
(d.b/BalkanWeb)